10-vjetori, Kuvendi i Kosovës seancë solemne
PRISHTINË- Kuvendi i Kosovës filloi sot seancën solemne në kujtim të 10-vjetorit të fillimit të punës në vendin e lirë, kur u bë edhe mbledhja konstituive në 10 dhjetor 2001.
Seanca u hap me ekzekutimin e Himnit shtetëror të Kosovës. Pas seancës solemne, ku fjalën e rastit po e mban kryetari i Kuvendit të Republikë së Kosovës, Jakup Krasniqi, organizimet festive vazhdojnë me pritjen për deputetët e të gjitha legjislaturave, për korin diplomatik në Prishtinë dhe shumë të ftuar të tjerë.
Të parat nga katër palë zgjedhjet e deritashme parlamentare në Kosovën e lirë u mbajtën në 17 nëntor 2001.
Kosova u shpall shtet i pavarur në seancën e jashtëzakonshme dhe solemne historike të Kuvendit më 17 shkurt 2008 nga deputetët e periudhës së tretë legjislative. Dhe po atë vit, më 9 prill Kuvendi miratoi Kushtetutën e Republikës, e cila hyri në fuqi pak më shumë se dy muaj më vonë, më 15 qershor.
(ma.ar/BalkanWeb)