10 vjetori i Procesit të Berlinit, i Dërguari i Posaçëm i Qeverisë Federale Gjermane viziton Tiranën

Në kuadër të 10-vjetorit të Samitit të Berlinit, i Dërguari i Posaçëm i Qeverisë Federale Gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, vizitoi Tiranën ku zhvilloi një seri takimesh me zyrtarë të lartë.
Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet një postimi në platformat sociale të ambasadës gjermane në Shqipëri, e cila nënvizon se “Sarrazin vizitoi Tiranën nga data 28 shkurt deri më 1 mars.”
“Në përgatitje të aktiviteteve të nivelit të lartë të Procesit të Berlinit, samiti i 10-vjetorit i cili do të zhvillohet këtë vit në Berlin, i Dërguari i Posaçëm i Qeverisë Federale Gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, vizitoi Tiranën nga data 28 shkurt deri më 1 mars”, bëhet me dije nga Ambasada gjermane në Tiranë
“Ai foli gjithashtu me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro Furxhi, Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, Kryetaren e Komisionit të Çështjeve Evropiane Jorida Tabaku, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile”, përfundon njoftimi.
/rtsh.al/