E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 ditët europiane të Shqipërisë

Kryeministri Sali Berisha ka bërë dje bilancin e 100 ditëve të para të mandatit të dytë qeverisës, duke e klasifikuar këtë etapë si kohën që shënoi për vendin, progresin më të madh në 18 vitet e demokracisë Kryeministri Sali Berisha zhvilloi mbrëmë një rezyme të gjerë të të gjitha arritjeve të koalicionit që drejton vendin PD-LSI, në 100 ditët e para të mandatit të dytë të qeverisë “Berisha”. “Në këtë mandat, na mbeten edhe 1324 ditë, zotimi im para shqiptarëve është që çdo 100 ditësh që tejkalon është në natyrën time, që nuk matem me të tjerët, por unë detyroj veten të matem me veten time, çdo 100 ditësh do të maten me 100 ditëshin e mëparshëm. Viti i ardhshëm të jetë viti i sukseseve më të mëdha. Viti tjetër t’ia tejkalojë 2010-s dhe në këtë mënyrë 2013-a ta gjejë qeverinë time si qeveria e premtimeve të mbajtura si qeveria e cila ka ndërtuar Shqipërinë evropiane”, u shpreh kryeministri.Shefi i ekzekutivit “Berisha” e konsideroi 100 ditëshin e parë, për nga përmasat e reformave sa për 300 ditë, pasi pikërisht në këtë periudhë është shënuar progresi më i madh në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e vizave, për qytetarët shqiptarë. Në këtë aspekt kryeministri evidentoi vendimin e rëndësishëm të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, për të aprovuar kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, vetëm pak muaj pas certifikimit të zgjedhjeve të përgjithshme. Liberalizimi i vizave, tha kryeministri, njohu një tjetër zhvillim pozitiv në këto 100 ditë, pas rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian që i adekuon përgjegjësi të veçanta Komisionit Evropian dhe qeverisë shqiptare, për marrjen e vendimit, menjëherë pas vlerësimit të standardeve nga ekipi i ekspertëve. “Koalicioni për integrim bën 100 ditë. 100 ditëshi është shans i mandatit të parë, por kur gëzon për së dyti nuk ka asnjë arsye, pse të mos e paraqesësh atë, pasi të gjitha arritjet e marra të bashku do të faktojnë se këto 100 ditë kanë qenë sa për 300, përsa i takon përmasave të reformave. Nuk e mas këtë vetëm me faktin se janë mbi 360 ligje, vendime, dekrete të miratuara që të gjitha me synimin absolut atë të ndryshimit të vendit, por  me zhvillimet madhore historike të këtyre 100 ditëve, zhvillime përcaktuese për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ka edhe një arsye të dytë madhore. Ky është 100 ditshi i një koalicioni të një spektri të ri, i koalicionit të PD dhe aleatëve të saj, me forcën e tretë të vendit, LSI, forcë e spektrit të majtë shqiptar. Ky koalicion lindi si rezultat i verdiktit të sovranit dhe leximit më të përgjegjshëm të këtij verdikti si nga koalicioni i PD ashtu dhe nga ai i LSI. Natyrshëm, ziliqarët, shtonin pyetjen si do t’ia dalë ky koalicion? Këto 100 ditë faktojnë se ky koalicion mund të ecë edhe 30 vjet të tjera në timonin e qeverisjes së vendit. 100 ditshi që lamë pas, është 100 ditshi i vendimeve më të mëdha historike që Bashkimi Evropian ka marrë për shqiptarët këto 18 vite. Ky 100 ditësh u karakterizua nga një besim total, i paprecedentë i Brukselit, i Komisionit Evropian, i Presidencës së BE, Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE, i Parlamentit Evropian, ndaj mazhorancës në pushtet. Në 16 nëntor ministrat e BE vendosën të pranojnë kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Siç dihet, në prill të këtij viti Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, arritja më e madhe e vendit gjer më sot. Vendimi i aleancës së lirisë ishte e padiskutueshme dhe i jepte mirëbesim, pasi në prill të 2009-s, Shqipëria ende nuk ishte faktuar si vend që zhvillonte zgjedhje të lira dhe të ndershme, që ka një mbrojtje të konsoliduar. 28 qershori ishte një provë e madhe, para së gjithash e qeverisë shqiptare, sepse në një garë elektorale të përgjithshme, qeveria nuk është vetëm, por ka përgjegjësi, ka më madhorin, t’i japë opozitës çdo garanci, të bëjë përpjekjet për një infrastrukturë sa më transparente. Qeveria i përmbushi këto detyrime. Por, 28 qershori është një nga datat e vonuara. Votat e qytetarëve shqiptarë u votëbesuan nga 20 mijë komisionerë të PS, nga qindra vëzhgues të organizatave jo qeveritare dhe nga 510 vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët kualifikuan zgjedhjet si më të mirat në historinë e vendit, përmbushën angazhimet e OSBE/ODIHR dhe që nuk pati raportime për manipulim rezultati. Ato ishin një faktor përcaktues në vendimin e16 dhjetorit. Zgjedhjet ishin një tjetër faktor. Koalicioni dhe mazhoranca e krijuar, funksionaliteti dhe përkushtimi për reformat, ishin kushte të domosdoshme për të bindur 27 vendet anëtare të BE që, të pranojnë kërkesën e anëtarësimit të Shqipërisë për statusin kandidat. Këto 100 ditë janë historike, sepse janë pikërisht këto në të cilat Shqipëria doli në listën e bardhë të heqjes së vizave”, u shpreh kryeministri Sali Berisha. Në këtë drejtim, kreu i qeverisë theksoi se “premtimi im solemn gjatë fushatës elektorale ka qenë: heqja e vizave brenda vitit të parë të këtij mandati”. “Zgjedhjet ishin një test themelor”, tha kryeministri. Duke iu referuar detyrave të Komisionit Evropian, për liberalizimin e vizave, kryeministri Berisha theksoi se vendi ka shënuar progres të qartë duke realizuar kushtet kryesore që lidhen kryesisht me sigurinë e kufijve dhe pajisjen e qytetarëve me pasaportat e reja biometrike. “Në 24 pikat e kalimit të kufirit janë të lidhua me sistemit TIMS. Hapa gjigante u shënuan në pajisjen e qytetarëve me pasaportat biometrike. Gjatë këtyre 100 ditëve u shpërndanë mbi 300 mijë pasaporta të reja. Qytetarët do të kenë mundësi të lëvizin të lirë në BE”, tha kryeministri. Berisha shtoi se këto 100 ditë janë të vendimeve historike, sepse vetëm 30 ditë pas vendimit të Ministrave të Jashtëm të BE, KE i dorëzoi qeverisë shqiptare Pyetësorin me 2400 pyetje. “Një tjetër dëshmi e përfaqësuesve të KE ndaj qeverisë shqiptare. Ne e marrim këtë vendim si një përgjegjësi të madhe që BE i ka kërkuar dhe besuar autoriteteve shqiptare deri më sot. Janë 420 punonjës civilë dhe shumë grupe të tjera që do të angazhohen në përgjigjet më të mira të mundshme. Kam besim të plotë se do të jetë një proces serioz që do të shtyjë përpara procesin e integrimit të vendit. Këto vendime të Brukselit janë më të rëndësishme se të gjitha vendimet e marra gjatë 18 viteve”, deklaroi Berisha. Përsa i takon rolit të opozitës, kryeministri Berisha tha se ajo i hoqi vetes mundësinë për të qenë bashkë-arkitekte e reformave që do ta afronin vendin me BE. “Opozita me bojkotin e saj i privoi vetes për të qenë bashkë autore në reformat që sollën këto vendime. Opozita shqiptare, z.Rama, duket se mbrapshtësisht mendojnë se nëpërmjet bojkotit do t’i bënte thirrje evropës, ndaljen e këtyre vendimeve. Nëse do të ekzistonte qoftë edhe faktori më i vogël lëndues ndaj opozitës, këto vendime nuk do të merreshin. Këto u morën pasi Bashkimi Evropian vlerësoi se bojkoti i opozitës është pa kauzë politike. Me këtë bojkot kërkohet t’i vihet kazma në themel demokracisë, kërkohet të kthehet parlamenti në gjykatë. Kjo është e papranueshme për të gjithë. Shpresoj që këto vendime të marra në 100 ditë, të bëjnë z.Rama të nxjerrë mësime. E garantoj se jam i vendosur ta mbështes në çdo hap për integrimin e vendit. Ti bëjmë bashkarisht reformat e mëdha”, nënvizoi më tej kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë shqiptare gjeti rastin t’u përgjigjet edhe zërave që ngulmojnë se Shqipëia është e vonuar me vizat. Në këtë aspekt, kryeministri vuri në dukje se qytetarët e ish Jugosllavisë në vitet ’80-të, lëviznin të lirë në mbarë Evropën, ndërsa në Shqipëri vriteshin në kufij deri në vitet ‘90-të, ekzekutoheshin të rinjtë shqiptarë. Gjithashtu, Berisha tha se për ngecjen e procesit të liberalizimit të vizave ka ndikuar qeveria e mëparshme socialiste e cila nuk ia doli asnjëherë të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndryshe nga qeveria e udhëhequr nga PD, e cila çmontoi në tërësi grupet më të rrezikshme kriminale dhe i hapi një dritare të re progresit dhe reformave. “Evropa ka një memorie, zgjedhjet. Ju kishit rastin të bënit zgjedhjet më të mira dhe të ndershme, atëherë kur unë isha në opozitë. Ju nuk i bëtë këto dhe Evropa ishte e gatshme që të vendoste sanksione ndaj Shqipërisë. Por, kjo mazhorancë ka një meritë të njohur botërisht, çmontimin e 200 e ca grupeve kriminale, me të cilët ju qëndruat në simbiozë për vite me radhë. Sot, në përpjekjet tona të mëdha për heqjen e vizave, në plotësimin e kërkesave të BE, ligjin anti mafia moratoriumin e skafeve, eksponentë të opozitës i denoncojnë, kërcënojnë me dërgimin e tyre në Gjykatën Kushtetuese. Por, cilat interesa mbrojnë këta, industrinë e mafies, apo interesat e lëvizjes së lirë të  shqiptarëve? Ajo që është e sigurt, është se këto 100 ditë do të mbahen mend si ditët e përshpejtimit maksimal të procesit të lëvizjes së lirë të shqiptarëve”, tha Berisha. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha u ndal edhe në buxhetin e 2010-ës, duke shtuar se në kushtet e krizës më të egër financiare globale, qeveria ia doli të hartojë një buxhet luksoz me 400 milionë dollarë më shumë se ai i 2009-ës. “Këto 100 ditë ishin në kuptimin më të vërtetë të fjalës, 100 ditë të qytetarit dhe qeverisjes. Le t’i hedhim një sy buxhetit: në kushtet e krizës më të madhe në Evropë, qeveria shqiptare formuloi një buxhet me 400 mln dollarë më shumë se buxheti i vitit të shkuar. Qeveria parashikoi një buxhet për t’i dhënë përgjigje të shkëlqyer infrastrukturës së vendit dhe akseve rrugore në të gjithë vendin si Boshti i Jugut, segmenti Tiranë-Elbasan, bashkë me tuneli, etj. Buxheti, është një buxheti i cili 5- fishon fondet për Shqipërinë digjitale. Rritet me 20-50% buxheti për arsimin dhe shëndetësinë. Rritjet me 20% buxheti për bujqësinë. Në të gjitha faqet e këtij buxheti do të lexoni frymën sociale të kësaj qeverie”, tha Berisha. Përsa i takon luftës kundër korrupsionit, Berisha nënvizoi se në vetëm 100 ditë i është dhënë një goditje e rëndë këtij fenomeni, kryesisht i trashëguar nga nomenklatura e kalbur komuniste, që deri pak vite më parë i rëndonte xhepat e qytetarëve shqiptarë më shumë se 90 mijë dollarë në vit. “Këto 100 ditë kanë shënuar reforma të mëdha në luftën kundër korrupsionit. Në fushatën tonë elektorale, premtuam një qeveri pa shoferë, sot në Republikën e Shqipërisë shoferë personal kanë drejtuesit e Institucioneve Kushtetuese dhe Ministrat. Kjo reformë bëri një shkëputje nga praktika e kalbur e nomeklaturës komuniste dhe i jep një goditje të rëndë korrupsionit galopant në transportin e vendit. Një shofer i kushtonte taksapaguesve mbi 90 mijë dollarë. Shqipëria renditet në krye të vendeve të BE, për këtë praktikë. Lufta kundër korrupsionit ka marrë dimensione të reja. Disbursimi i TVSH për bizneset i jep një goditje ryfshetit dhe korrupsionit në një fushë mjaft delikate. Janë marrë vendime të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit në fushën e shëndetësisë nëpërmjet sistemit të referencës, duke penalizuar me çdo kusht qarkullimin e parave nëpër duar siç ka ndodhur rëndom”, shtoi kryeministri, duke theksuar se në këtë luftë janë bërë edhe penalitete. “Në këto 100 ditë janë arrestuar 20 zyrtarë, por ndër ta edhe gjykatës e prokurorë, që do të thotë se lufta kundër korrupsionit po bëhet me zero tolerancë. Gërshërët e ligjit do të presin çdo dorë të zezë që prek paratë e taksapaguesve shqiptarë”, paralajmëroi kryeministri i vendit.Në konferencën e tij për shtyp në mbyllje të 100 ditëshit të parë të qeverisë “Berisha 2”, shefi i ekzekutivit, u ndal tek lufta kundër mafies dhe fenomeve të dëmshëm të saj. Berisha u shpreh për një stad të ri në eliminimin e grupeve të rrezikshme. “Lufta kundër mafies ka marrë një vrull të ri, ka hyrë në një fazë të re. Janë çmontuar mbi 15 grupe organizatash kriminale, rrjetesh vjedhësish të sofistikuar dhe autorë të krimeve financiare. U rikthye në Shqipëri dhe do të përgjigjet para drejtësisë, famëkeqi Aldo Bare, përgjegjës për shumë vrasje. Në këto 100 ditë u miratua ligji anti mafia, i cili është një mbështetje e madhe për të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri. Do të çmontohen me darët e ligjit, një nga një dhëmbët e mafies. Për këtë, u miratua ligji i moratoriumit të skafeve. Lufta kundër mafies është shumë e vështirë. Ajo është disponuese e pasurive përrallore, por vendosmëria jonë është e plotë dhe totale që ta godasim atë në mënyrë frontale dhe pa asnjë tendencë politike, për të shkatërruar me forcën e ligjit çdo lloj mburoje të saj. Shqipëria ndër vendet më të sigurta në evropë është zotimi ynë para shqiptarëve, hapat janë inkurajuese, konsolidimi i mëtejshëm është përcaktues”, u shpreh ndër të tjera kryeministri i vendit Sali Berisha. Reforma të thella, tha kryeministri po zhvillohen në fushën e mjedisit, ku janë reformuar të gjitha sistemet e inspektoriateve. Ndërsa për bujqësinë, Berisha tha se ka një rritje prej 20% të buxhetit. “Plani kombëtar i ullirit po bëhet realitet, pas përcaktimit të parcelave për kultivim e 20 milionë rrënjë ullinj. Po nxitet ullizimi i të gjithë zonës, ku, kjo pemë e përjetshme mund të zhvillohet”, tha Berisha.  Kryeministri theksoi zotimin e qeverisë për ndërtimin e parqeve të mëdha energjetike, për të kthyer Shqipërinë në një super fuqi të vogël rajonale. Në vijim, iu kushtua edhe biznesit të vogël dhe lehtësive ndaj tij. Dy reformave të rëndësishme do të implementohen në 100 ditëshin e dytë qeverisës. Sipas kryeministrit reformimi i inspektoratit dhe agjencisë së zhvillimeve të huaja, mbeten objektivat kryesore. “Inspektoriati, ky vend me 35 inspektoriate nuk mund të ecë në këtë mënyrë. Këto janë një problem serioz për praktikat ndaj biznesit. I grabismin atij dhjetëra mos qindra ditë. Ato do të pësojnë një reformë të thellë dhe në këto 100 ditë po shkon drejt finalizimin. Edhe agjencia e zhvillimeve të huaja do t’i nënshtrohet një reforme të thellë”, tha kryeministri.Përsa u takon lehtësive fiskale ndaj biznesit të vogël, Berisha tha se vendorë abuzuan me taksat duke i 4-fishuar ato, çka e bëri të detyrueshme ndërhyrjen e qeverisë qendrore. “Javën e parë të mandatit të parë miratuam ligjin për përgjysmimin e taksave për biznesin e vogël”. 2çfarë ndodhi? Në vitin 2009, të udhëhequr nga babëzia qeveritarë vendorë i lejuan vetes të adaptojë, 3-4- fishojnë taksat për gjelbërimin, paçka se nuk mbledhin asnjë pemë, ndodhi që vetëm për tabelën, t’i vije një taksë të barabartë që ai do të paguante për biznesin e vogël, vetëm për emrin. Ligji për financat lokale, parashikon një të drejtë të autoritete vendore për të rritur diapazonin në 30%, qeveritarët vendorë e rritën atë deri në 90%, atëherë qeveria ndërhyri, duke ia vënë kufirin te thana. Këtë e mirëpriti i gjithë biznesi i vogël në Shqipëri. Revolucion i fiskal po vazhdon. Këto 100 ditë janë vendimet më të rëndësishme që janë ndërmarrë ndonjëherë”, u shpreh ndër të tjera shefi i ekzekutivit Sali Berisha. Në shëndetësi “Shëndetësia ka bërë hapa madhore. Zvogëlimi i parave në dorë për shërbimin shëndetësor, inkurajimin dhe nxitjen e sigurimeve shëndetësore dhe mbulimin e atyre në nevojë. Po i jepet përparësi shërbimit parësor të shëndetësisë. Edhe për epideminë e gripit të derrit qeveria dhe sistemi shëndetësor po bëjnë gjithçka për ndalimin e përhapjes së tij”. Në Arsim“Edhe në arsim qeveria ka shënuar hapa përpara. Për herë të parë janë rimbursuar 100% tekstet mësimore. Vendimi për të ofruar pa asnjë kufizim të rinjve dhe të rejave nga 16 rrethe të zonës veri dhe verilindore për arsimin profesional ka rritur pjesëmarrjen. Bursa kanë përfituar kanë marrë të gjithë nxënësit që kanë zgjedhur degë prioritare profesionale. Në këto 100 ditë janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 90 shkolla të reja. Gjithashtu edhe në arsimin e lartë publik, kryeministri Berisha specifikoi se ka patur një numër shumë të lartë regjistrimesh. Këtë vit universitetet regjistrojnë mbi 120 mijë studentë, së bashku me universitetet private shënohen 135 mijë, pra shumë pranë shifrës së 150 mijë studentëve. Premtimi për heqjen e TVSH-së për shkollat private dhe universitetet, u bë realitet”. Gjatë 2010-s do t’i jepet fund mjerimit të familjeve shqiptare“Për Shqipërinë sociale ka filluar puna për zhdukjen e mjerimit në Shqipëri. Janë bërë dhe po bëhet digjitalizim i familjeve me ndihmë ekonomike dhe regjistrimi i familjeve në mjerim, për të dalë përfundimisht. Po hartohet ligji për kujdestarinë e fëmijëve. Në këtë mandat na mbeten edhe 1324 ditë, zotimi im para shqiptarëve është që çdo 100 ditësh që tejkalon është në natyrën time, që nuk matem me të tjerët, por unë detyroj veten time të matem me veten time. Viti i ardhshëm të jetë viti i sukseseve më të mëdha. Viti tjetër t’ia tejkalojë 2010-s dhe në këtë mënyrë 2013 ta gjejë qeverinë time si qeveria e premtimeve të mbajtura si qeveria e cila ka ndërtuar Shqipërinë evropiane”.DiplomaciaMë aktive se kurrë në promovimin e procesit të integrimit të vendit, potencialeve ekonomike, mbështetjes së procesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Pra harku kohor është 100 ditë, por siç e shifni janë së paku sa 300 ditë.Pyetje-PërgjigjetZoti Kryeministër 100 ditët  e ardhshme të qeverisë tuaj kanë përpara dy sfida shumë të rëndësishme që ju e masni veten me këto 100 ditë. Sfida e para që opozita të futet në parlament ka ngelur ne vendnumëro. A keni ju një plan për të futur opozitë në kuvend vitin e ardhshëm? E dyta sipas jush cilat janë pyetjet më të vështira për tju përgjigjur nga pyetjet e pyetësorit? Ju para pak ditësh keni deklaruar që do të ndryshoi ligji për shërbimin informativ shtetëror nëse keni një projekt mund të na i thoni detajet ku do ndryshoi dhe nëse këtë projekt do të përfshihet dhe afati e drejtorit të Shish që aktualisht nuk ka një mandat?Pyetja e parë siç e dini e nderuar zonjushë unë jam kryeministër një pyetje e tillë e formuluar në këtë mënyrë mund ti bëhej Sali Berishës nëse do të ishte lart Madhni ose Mbret. Në këtë rast opozita quhet opozita e Madhërisë së tij ose madhërisë e saj. Unë jam kryeministër dhe kam detyrimin tim madhor të zhvilloi zgjedhjet  që u zhvilluan, kam detyrimin madhor ta ftoi dhe ta garantoi opozitën për bashkëpunimin në parlament. Po është jashtë ccdo tagri jashtë çdo mundësie që unë të pranoi në mungesë të plotë  të prroccedurave juridike, të dal nga kushtetuta e vendit kërkesa të cilat të jashtligjshme. Unë kam një ofertë jam i hapur dhe mirëpres cdo bashkëpunim me opozitën. E nderuar zonjë a nuk të duket ty shumë e cudishme, në rast se etërit e tyre historik dhe biologjik u shndërruan në bunkerë, këta zotërinj po shndërrohen në kuti. çfarë zgjedhje është kjo, ata bunkerin këta kutitë. Më thanë se zoti Rama ka dërguar kartolina me kuti, unë i kam dërguar kartolinë me urimin e kryeministërit. Në rast se ai më ka dërguar një kartolinë më kuti dhe unë do ja kthejë më një tjëtër. Tani nuk është opozita që duhet të garantohet nga kryeministri, opozita duhet të respektohet nga kryeministri dhe për këtë unë garantoi respekt të plotë për opozitën. Cila do jetë reforma e shërbimit informativ, ligji për SHISH do ndryshojë dhe do jenë publike të gjitha ndryshimet që do bëhen. Unë po pres dhe sygjerime nga të gjithë aktorët. Shish i ka bërë vetë disa sygjerime. Përshembull  disa shërbime dhe unë e quaj shumë të drejtë këtë kanë përcaktuar për investigim korrupsionin e personave publikë, aktualisht shërbimi nuk e ka këtë konpetencë. Në një kohë që ne një vend me probleme me korrupsionin duhet ta kemi këtë. E kanë shumë shërbime të huaj mund të përmend këtu shërbimin polak. Shish i jep një ndimë të cmuar policisë së shtetit në ndiekjen e grupeve të caktuara krimninale. Janë jo të pakta grupet e cmontuara falë informacioneve të Shish. Ky shërbim  duhet të konsolidohet në interesin më të mirë në luftën kundër krimit dhe mafies. Pra në tërësi objekti i punës së shërbimit të përbadhet me kërkesat e mëdha që shtrohet në ditët e sotme. Janë dhe disa objektiva të tjerë p-ër bashkëpunimin me institucionet partnere jashtë vendit. Pyetsori?Asnjë mëdyshje nuk ka që kriteret më të rëndësishme janë ato politike, por dua të theksoi këtu në vlerësimin e tyre sic treguan këto 100 ditë predominon gjykimimi dhe gjykimi dhe logjika e rregullave të demokracisë. Nëqoftë se ndokush mendon se  do munmd të penalizoi shqipërinë përfaktin që  Edi Rama kërkon i vetëm në europë dhe botë hapjen e kutive, dhe rinumërimin e votave që të cilën ja kanë mohuar në mënyrë absolute të gjithë bashkëbiseduesit e tij. të jeni e sigurtë që përgjigjia jonë do jetë e saktë do vlerësohet në rolin që i takon në proceset e integrimit. Pse e them këtë ëhstë në interesin e opozitës të lej me një anë bojkotin dhe të heqin dorë nga ideja se mund të bëhen të rëndësishëm duke bojkotuar. Me këtë politikë opozita humbet peshën e saj në mënyrë progresive ccka nuk ëhstë në interes të vendit. Kur do ta mblidhni Këshillin Kombëtar?Këshillin Kombëtar do ta mbledh në javën e dytë të muajit Janar. Në këtë mbledhje do të zgjidhet kryesia, do zgjidhen sekretarët. Do ketë një numër të zgjeruar sekretarësh do ketë risira sicc pati ripërtëritje të këshillit do të ketë natyrisht dhe risitë që do i përcaktojë vota. Zoti kryeministër, cilat do të jenë shinat kryesore të qeverisë suaj në arsimin privat?Financimi, ne kemi krijuar një grup për reformën financiare të arsimit të lartë. Kemi çuar një delegacion në Lituani, do të studiojmë dhe Kilin. Synojmë të transformojmë në interesin më të mirë financimet në arsimin privat. Gjithnjë e më shumë do ecet drejt barazisë së formave publike dhe private të arsimit, janë bërë hapa gjatë këtij 100 ditshi. P.SH në këshillin e arsimit të lartë, në agjencinë e akreditimit dhe në të gjitha forumet janë përfshirë dhe përfaqësues të arsimit privat. Por financimi do jetë më themelori.Ju më parë përmendët sukseset e kësaj qeverie, por unë do t’ju pyes cilat kanë qenë dështimet e kësaj qeverie duke përmendur faktin se kemi pasur  një krizë politike ku opozita ka bojkotuar Kuvendin, si dhe faktin që vendi ynë ka mbetur i fundit në rajon për liberalizimin e vizave? A do i nënshtroheni ju  një dialogu politik me opozitën në emër të integrimit Europian?Unë gjithnjë përpiqem që sukseset të mos mi errësojnë kurrë mosarritjet, por  ju, ju këshilloi që gjethet të mos të pengojnë kurrë për të parë trungun dhe degët. I nderuar zotri unë fola për 100 ditë dhe deklarova këtu se kam dhe 1324 ditë çka do të tho9të se unë nuk kam asnjë pengesë kam kohën, gurin, arrën, kam të gjitha mjetet për të realizuar programin tim. Së dyti opozita nuk është në parlament, kjo i nderuar zotëri jo për kauzë demokratike, por për që kërkesë thellësisht në kundërshtim me parimin e kushtetutës së vendit atë të  ndarjes së pushteteve. Në rast se opozita për të justifikuar bojkotin e vet formulon kërkesa të tilla është përgjegjësia e saj. është e drejta e saj të formulojë çdo kërkesë, por pasojat janë përgjegjësi e saj. A jam unë i përgatitur, po të kisha një emër të dytë unë dialog do quhesha. Unë bëj dialog me cilin do u hapur pa asnjë lloj kompleksi. Nuk jam unë që krijoj kundërshtarin tim as e përzgjedh. Detyra ime është ta respektoj dhe unë kësaj i përmbahem. Kështu që unë në çdo kohë dhe moment jam i hapur për dialog pa asnjë lloj paragjykimi. Por pa prekur gjykatat se ato nuk janë prona të mija as të zotit Rama. Mendoni ju  për një moment, në rast se sot parlamenti vendos me hap kutitë, çfar do të ndodh nesër kur një lob i fuqishëm në parlament qoftë dhe i vogël por me fuqi të madhe në votim të kërkoi të gjykojë një çështje tjetër gjyqësore. çfar do ndodhë nesër në rast se do kërkohet që Aldo Bare të dalë nga burgu, ta nxjerrim se e bëmë një herë për kutitë? Ky precedent nuk mund të krijohet kurrë. Të nderuar gazetar nuk ka formë më primitive në botë të formulimi të një kërkese as në vendet të botës së tretë nuk e gjen këtë kërkesë. Ne nuk mund të jemi ajo shoqëri. Se pastaj fituam zgjedhjet rroftë pushteti që na u dha kapim dhe gjykatën dhe bëjmë çtë duam me të. Në nomenklaturë, nuk bëhet kurrë demokraci, prandaj janë interesa thellësisht jo demokratike ato që e kanë mendjen te kutia. Uroj të dilet prej saj unë mbetem i hapur për dialog....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›