Dalja nga krizaNga “Le Monde”Nuk e kishin zgjidhjen: për krizën ekonomike botërore, përgjigje e koordinuar dhe globale. Të përballur me rrezikun e shkatërrimit të sistemit financiar pas dështimit të Lehman Brothers, drejtuesit e vendeve më të fuqishm
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Dalja nga krizaNga “Le Monde”Nuk e kishin zgjidhjen: për krizën ekonomike botërore, përgjigje e koordinuar dhe globale. Të përballur me rrezikun e shkatërrimit të sistemit financiar pas dështimit të Lehman Brothers, drejtuesit e vendeve më të fuqishme të planetit - të të famshmit G20 - u mblodhën tri herë mes nëntorit 2008 dhe shtatorit 2009. Dhe ia dolën të ngrihen mbi egoizmat kombëtare dhe vendosën: zgjidhje urgjente të përbashkëta - injektim të parave publike në banka, garanci huash ndërbankare, plane gjigante të ri-ngritjes - u shtuan marrëveshje për të forcuar kontrollet mbi fondet e bankave dhe sidomos për dërgimin e parave në parajsat fiskale.
Sigurisht që kjo nuk u bë pa një mizanskenë të mirë. Kjo nuk çoi në rithemelimin e plotë të kapitalizmit, i paraqitur si më i fortë sesa kriza. Dhe kjo nuk ka aspak kuptim për miliona njerëz që kanë fryrë statistikat e të papunëve këta muajt e fundit. Këto veprime të kombinuara kanë bërë të mundur që megjithatë planeti t’i ikë më së keqes: një groposjeje të pastër e të qartë të themeleve të ekonomisë sonë.
Në momentin kur rritja ekonomike të ri-nisë, duhet të kemi frikë se ky solidaritet mund të zhduket dhe që gjithkush të kthehet e të shohë vetë punët e tij. Sipas formulës së biznesmenit të madh amerikan Warren Buffet, në ekonomi “nuk ka drekë falas”. Ilaçet mund të bëjnë shumë më keq sesa keq: mijëra miliardat e hedhura nga bankat qendrore mund të çojnë në një lloj tharjeje, pa llogaritur që gjithë këto likuiditete rrezikojnë të formojnë gropa të reja spekulative; sa i takon SHBA ato nuk do të mund të vazhdojnë të marrin hua pa fund nën kërcënimin e një goditjeje të obligacioneve.
Ora megjithatë është kthyer nga vetja. Amerikanët dhe evropianët nuk e fshehin bezdinë ndaj Kinës dhe ndaj huanit të nënvlerësuar artificialisht. Një proteksionizëm miklues ushqen diferencat tregtare që shumëfishohen mes vendeve të mëdha. Psikodrama diplomatike e Samitit mbi klimën në Kopenhagë mundet veç ta përforcojë këtë tentativë egoiste.
Së fundi, bankat qendrore dhe qeveritë, që kanë punuar në bashkëpunim të ngushtë, shihen sërish më përbuzje mes tyre.
G20 nuk do të mblidhet para fundit të muajit qershor të vitit që vjen. Të shpresojmë se nga tani, deri atëherë, fuqitë e mëdha të rinisin dialogun. Kriza kërkonte një përgjigje globale. Të dalësh nga ajo kërkon një koordinim po kaq të fortë.