E Diel, 1 Nëntor 2026

100 familje pa ujë dhe drita te Fresku, pronari i pallatit ka harruar banorët

Rreth 100 familje te nje pallati në zonën e Freskut ne kryeqytet vuajne prej dhjete ditesh mungesen e energjise elektrike dhe ujit te pijshem ne shtepite e tyre. Banoret fajesojne ndertuesin e pallatit te cilit i kane blere apartamentet dhe nuk i ka furnizuar ata me drita dhe uje.

Banoret detyrohen qe te jetojne pa energji elektrike, duke u endur neper te afermit e tyre per te plotesuar nevojat baze te te jetuarit, nderkohe qe rrezikohen per shkak se kabllot elektrike jane jashte çdo standardi sigurie, duke rrezikuar jeten e femijeve.

Nderkohe qe njera pale ia le pergjegjesine pales tjeter, keto familje jetojne ende si nomade per shkak se shtepite e tyre jane kthyer ne germadha nga mungesa e dy burimeve baze jetike, qe jane energjia elektrike dhe uji i pijshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›