100 mije dollare per familjet e permbytura
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë jep 100 mijë USD për mbështetjen e 1000 familjeve në fshatrat e Shkodrës të prekura nga përmbytjet. Në kuadër të Programit të Fondit të Emergjencës, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, nis nga zbatimi një projekt prej 100 mijë USD për t’i ardhur në ndihmë familjeve më të prekura nga përmbytja në fshatrat e Shkodrës. Projekti ka për qëllim mbështetjen emergjente të 1000 familjeve për të përballuar nevojat bazë për një periudhë tre-mujore. Mbështetja përfshin ndihma me ushqime, ujë të pijshëm, dyshekë, batanije, veshje si edhe paketa me artikuj higjienikë. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mbështetjes për familjet Rome dhe për familjet e ngujuara. Kryqi i Kuq Shqiptar ka vlerësuar se numri i personave që kanë nevojë për ndihmë urgjente në këto zona është rreth 12 mijë 500 vetë. Fillimisht, në bashkëpunim me autoritetet, Kryqi i Kuq do të mbështesë 2000 familje dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë nis fi nancimin e nevojave bazë për 1000 prej tyre.