E Hënë, 2 Nëntor 2026

“100 mijë shqiptarë me kuletë digjitale”/ Emir Allen: Kriptomonedha siguri për financat personale

Emir Allen, korçari i cili arriti majat e financës në Britani, sipërmarrës me mbi 15 vite përvojë, foli në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon për qasjen e shqiptarëve ndaj kriptomonedhave.

Ai tha se janë 100 mijë shqiptarë të cilët kanë një koletë digjitale. Sipas tij, kjo është mënyra më e sigurt për menaxhimin e financave personale.”

“Unë mendoj se janë 100 mijë shqiptarë të cilët kanë një kuletë digjitale. Përfshihen dhe trojet shqiptare. Sa I përket kapitalit që zotëron nuk mund ta themi. Një nga ofrimet e kriptomonedhave është siguria absolute, nëse nuk e ndan me publikun e gjerë, nuk ke si ta kuptosh se sa ke. Është mënyra më e sigurt për menaxhimin e financave personale.”

“Do të orfojmë një opsion  ku mund të ndërthurim kriptomonedhat dhe shërbimin e së ardhmes. Synimi kryesor është bota e kriptos. Të ndërgjegjësohen njerëzit të marrin në duart e tyre financat e tyre dhe të thithin dhe investimet. Me mijëra kanë blerë bileta të konferencës tonë. Duhet të vijnë se kanë mundësi të jenë para pionerëve të kompanive.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›