E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Trajnimet më mësuan të ruaj vlerën e parasë”/ Historia e suksesit të Jori Defi

Jori Defi, një korçare me historinë e saj të suksesit në Amerikë, foli për punën dhe arritjet e saj në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon.

 Ajo shkoi në Amerikë përmes lotarisë amerikane, arriti të bëhej farmaciste dhe më vonë filloi të merrej me spiritualitet.

“U zhvendosa në Amerikë me lotari amerikane. Punoja në një farmaci ku bënim transplante organesh. Kuptova se fusha e farmaceutikës nuk është ajo që na serviret. Unë zgjodha udhëtimin tim të spiritualitetit. Fillova me trajnime spirituale, zanafilla ishte me persona që merreshin në ketë fushë.”

Sipas saj, gjërat e mira nuk vijnë vetë. Ajo ka punuar, por dhe është trajnuar.

“Gjërat e mira nuk vijnë vetë. Unë isha një farmaciste, punoja 10-12 orë në ditë. Unë biznesin tim e fillova në periudhën e COVID. Ishte biznes individual, ishte fantastik, familja më ndihmoi. Pasi hapa biznesin mendova se ja kisha hedhur, por në fakt po punoja më shumë sesa kur isha punëtore. Trajnimet më mësuan se çfarë duhet të bëj që të ruaj vlerën e parasë sime.”

Jori Defi tregoi se lirinë financiare e arriti në vitin 2021 dhe thotë se duke qenë se ajo ja ka arritur, gjithkush e ka mundësinë për një arritje të tillë.

“Në 2021 kam arritur lirinë financiare, kam bërë milionin e parë. Nëse unë e kam bërë, pra një vajzë nga qyteti i Korçës, të gjithë mund ta bëjnë. Tani ke shumë mundësi dhe një ndër to janë tregjet financiare.”

E specializuar në DeFi, Financë e Decentralizuar, Jori njihet për aftësinë e saj për të thjeshtuar konceptet komplekse të blockchain-it dhe për t’i bërë ato të qarta dhe të aksesueshme për të gjithë.

Ajo ka ndërtuar një komunitet aktiv e të përkushtuar për përshpejtimin e adoptimit të DeFi në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.  

Unë mendoj se janë 100 mijë shqiptarë të cilët kanë një koletë dixhitale. Përfshihen dhe trojet shqiptare. Sa I përket kapitalit që zotëron nuk mund ta themi. Një nga ofrimet e kriptomonedhavbe është siguria absolute, nëse nuk e nda me publikun e gjer nuk ke si ta kuptosh se sa ke. Është mënyra më e sigurtë për menaxhimin e financave personale.”

Do të orfojmë një opsion  ku mund të ndërthurim kriptomonedhat dhe shërbimin e së aredhmes. Synimi kryesor është bota e kriptos. Të ndërgjegjësohen njerëzit të marrin në duart e tyre financat e tyre dhe të thithin dhe investimet.

Me mijëra kanë blerë bileta të konferencës tonë. Duhet të vijnë se kanë mundësi të jenë para pionerëve të kompanive.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›