100 vitet e Prena Biba Markut, gruaja shekullore nga Mirdita

100 vitet, Prena Biba Marku i festoi vetëm disa ditë më parë me disa nga vajzat, nipërit dhe mbesat, ndërsa ceremonia është organizuar nën kujdesin e kreut të Bashkisë së Mirditës, Ndrec Deda.
Pasi 100-vjeçarja mori një buqetë me rastin e 100-vjetorit të lindjes nga kryetari i Bashkisë, ky i fundit miratoi dhe një shpërblim mujor prej 10 mijë lekë të reja në çdo muaj të jetës së saj.
Historia e saj është shembull sakrifice, në rritjen e plot 6 vajzave, me e madhja rreth 80- tave. Prena i kujton të gjithë nipërit dhe mbesat, janë të shpërndarë në disa vende të botës, ndërsa kujdeset për të njëra nga vajzat, dhe dy punonjëse shërbimi që i qëndrojnë çdo ditë pranë saj.
Ajo sjell në kujtime ditën e dasmës së saj, luftrat nga pushtuesit italianë dhe gjermane. Ndjehet shume e mbajtur për moshën e saj, ushqehet pa ndihmën e të tjerëve. Gjatë qëndrimit na gostiti me rakinë që dhe ajo e preferon, ndërsa dhe kafen ne e serviri me duart e saj.
Me pensionin minimal të saj janë disa tarifa dhe është e pamjaftueshme për të, tashmë çdo muaj përfiton dhjetë mijë lekë të reja, por janë dhe vajzat që i vijnë ne ndihmë kësaj të moshuare që i kaloi të 100-tat.
/rtsh/