E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përroi i Lushnjës i nënshtrohet transformimit, shton vlerën e zonës si për qytetarët dhe bizneset

Përroi i Lushnjës do i nënshtrohet rikonstruktimit duke u kthyer në një hapësirë të gjelbër për qytetin së bashku me e Unazën e qytetit, ku zhvillohet një pjesë e rëndësishme e aktivitetit të biznesit. Përroi i cilësuar edhe si ‘Lana’ në Tiranë kalon në 4 lagje të qytetit dhe është 3 kilometra i gjatë.

Aktualisht punimet janë fokusuar në zgjerimin e shtratit dhe pastrimin e tij dhe  në të është parashikuar të ndërtohet edhe një urë metalike që të kalojnë këmbësorët.

Kjo zonë do të transformohet tërësisht, duke u kthyer në një mjedis çlodhës për qytetarët, me gjelbërim, trotuare, ura metalike, e pistë biçikletash.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›