E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 vjetori Ansambli do te performoje ne Prishtine

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar është hera e parë që trupa e baletit dhe ansambli i këngëve dhe valleve popullore do të performojnë në Prishtinë. Dhe është pikërisht shfaqja “Ritual i jetës” me muzikë të Klodian Qafokut dhe koreografi të Arjan Sukniqit që do të performohet për publikun kosovar më 6 tetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve të Prishtinës bën me dije drejtori Zhani Ciko.

Ndërkohë përfaqësuesja e ambasadës së Kozovës në Tiranë tha se dhënia e kësaj shfaqje në Prishtinë është një ngjarje e vecante pasi pasqyron ritet shqiptare

Turneu në Prishtinë i artistëve është mbështetur nga Spitali Amerikan.

Ritual i jetës pasqyron përmes kërcimit të baletit tri rituale të shqiptarëve: ritualin e lindjes, martesës dhe vdekjes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›