100-vjetori i Dites Nderkombetare te Gruas
Ne kete 100-vjetor te Dites Nderkombetare te Gruas eshte me rendesi te pranojme qe ne nivel global grate kane siguruar arritje domethenese. Pavaresisht nga perparimi pabarazi te shumta vazhdojne. Potenciali i grave per te kontribuar per rritjen ekonomike dhe begatine perparimin shoqeror paqen dhe mireqeverisjen eshte ende i pashfrytezuar ne teper vende te botes. Dhuna me baze gjinore jo vetem shkaterron jetet e vajzave e grave familjeve bashkesive por edhe i vjedh botes talentin per te cilin ka nevoje urgjente.
Teksa bota shenon Diten Nderkombetare te Gruas Sekretarja Hilari Klinton do te marre pjese ne nje feste ne Uashington DC me Zonjen e Pare Mishel Obama per te shpallur Cmimet Nderkombetare per Grate me Kuraje per 10 zonja nga e gjithe bota qe do te nderohen. Perfitueset e cmimeve perfaqesojne gra qe punojne ne vendet e tyre kunder korrupsionit dhe padrejtesise dhe qe luftojne per te drejtat e njeriut mireqeverisjen dhe mundesite ekonomike. Ato jane agjente te ndryshimit. Duke kapercyer varferine diskriminimin dhe dhunen perfitueset e cmimeve jo vetem luftojne per te drejtat e grave dhe vajzave por edhe sherbejne si frymezim per te gjithe ne.
Nese duam te ndertojme nje bote me paqesore me te begate dhe me te drejte nuk mund te leme pas gjysmen e popullsise. Nuk mund te kemi sukses teksa perballemi me sfidat me te cilat ballafaqohemi ne lidhje me mjedisin sigurine ekonomine zhvillimin dhe per me teper nese grate nuk perfshihen ne cdo nivel te shoqerise.
Shqiperia ka shume shembuj te grave te shquara te cilat po ndihmojne per te sjelle ndryshimin ndash dhe duke bere kete kontribuojne per perparimin e vendit. Jemi te inkurajuar nga puna qe OJQ-te ne Shqiperi po bejne per te trajtuar ceshtjet e gruas duke fuqizuar grate dhe duke u dhene atyre nje ze aty ku mund te mos e kishin. Shqiperia ka bere perparim ne fushen e barazise gjinore dhe grate jane shquar ne shume fusha ndash arte arsim shkence gazetari drejtesi dhe qeverisje. Megjithate me shume duhet bere per te cuar perpara te drejtat e gruas ne te gjitha fushat e shoqerise.
SHBA jane te perkushtuara ndaj fuqizimit te gruas jo vetem sepse eshte e drejte por edhe sepse eshte dicka e mencur. Kur perparojne grate kane perparuar vendet. Studime te pafundme tregojne qe investimet tek grate kane nje nderlidhje pozitive me uljen e varferise dhe rritjen e begatise. Shkollimi i nje vajze eshte investimi me i efektshem zhvillimor qe mund te behet e te kete pasoja te medha pozitive per te ardhmen e saj dhe te ardhmen e familjes se saj.
Kufizimi i pjesemarrjes se gruas dhe mosshfrytezimi i potencialit te saj perben nje padrejtesi ndaj gruas dhe nje padrejtesi ndaj botes sone. Kemi nevoje jetesore per talentin pervojen dhe udheheqesine e grave. Sot festojme kontributet e grave. Ato po sjellin ndryshim kudo. Shume e bejne kete me guxim te madh dhe shpesh duke marre persiper rreziqe te medha mbi vete. Ato po e ndryshojne boten per mire. Sot pershendesim te gjitha Grate me Kuraje.