Grate e Rames si burra ne 8 mars Madhesia e germave Nga Feti Zeneli 09/03/2011 130100
Ne kuadrin e strategjise se kreut socialist Edvin Rama per ta shnderruar cdo feste kombetare dhe nderkombetare ne nje proteste revolucionare ne Shqiperi apo cdo gezim ne zi dje ne diten Nderkombetare te Gruas shoqet e majta te ardhura nga shume qytete e fshatra u mblodhen para godines se Kryeministrise per te protestuar kunder qeverise... Per organizimin e nje proteste te tille pervec medias pro Rames ashtu si ne 21 janar u shperndane dere me dere edhe trakte qe shoket dhe shoqet e bulevardit cuditerisht kane filluar ti quajne fletepalosje. Nje dite para 8 marsit tre shoqe te zgjedhura te PS-se Ledi Shamku Ermonela Felaj dhe Lindita Nikolla ne krye te disa aktivisteve te tjera nga baza ishin caktuar nga partia te permbushnin me sukses te plote kete detyre. Pjesemarrja e sa me shume shoqeve socialiste ishte detyra e vetme e tyre pasi atje ne Bulevard para godines se Kryeministrise stafeten e revolucionit e te socializmit e merrnin te tjera gra te majta luftarake Arta Olta dhe disa Nafie apo hafije qe hellipe kane mendjen sa nje kokerr grure nje prej te cilave ishte nga pakicat e Dules. Grate jane viktima te burrave qe i drejtojnehellip ishte nje nder fjalite qe artikuloi shoqja Arta e cila e mbylli ligjerimin e saj per rrahjehelliptundje dybekuhellip me fjalet Do te jemi me ju deri sa ta clirojme Shqiperine nga diktati i Saliut. Disa shoqe nga baza ne fjalen e tyre shprehen dashurine per Parine dhe shokunhellip Edvin ndersa Olta shprehu edhe urrejtjen e xhelozine hellipper ato gra qe festojne me znj. Jozefinehellip.
Pa u ndalur gjere e gjate ne ato qe thane shoqet socialiste poshte e larte gjithe qellimin dhe te verteten e protestes e tregojne vetem dy fjalet e siperpermendura njera e Artes dhe tjetra e Oltes Grate jane viktima te burrave qe i drejtojnehellip - tha midis te tjera shoqja Arta. Ndersa Olta Protestojme edhe per ato gra qe festojne me Jozefina Topalllin.... Por Arta revolten qe ndien ndaj burrave qe e drejtojne nuk ka pse e manifeston ne rruge apo bulevardin para Kryeministrise por atje ne seline dhe forumet e PS-se. Me sa dime shoqen Arte nuk e drejton Kryeministri por kryetari i opozites ndaj nese ajo e ndien veten viktime nuk ka pse gabon ne adresim. Ne fakt kjo nuk eshte e vetmja shoqe qe shfaq simptoma te renda te semundjes majtiste Thuaj ate qe te thone dhe jo ate qe mendon. Keshtu qe edhe kur ato flasin publikisht nuk dine cthone. Drejtuesi aktual i Artes dhe Arta-ve te tjera njihet tashme edhe pertej kufijve shqiptare per dhunim barbar te femres. Madje ai ka nje eksperience te pasur ne dhunim duke filluar shume kohe para se sa te ishte ne drejtim. Po te perifrazojme Martin Luter Edvini ne kete drejtim ka hellipmbetur budalla per gjithe jeten. Reformatori gjerman i shekujve 15-16 thote Kush nuk do gruan veren dhe poezine ai mbetet budalla per gjithe jeten. Qe Rama nuk do as grate e shtepise jo me ato te partise kjo skerkon shahite. Por edhe veren e poezine nuk besoje ti doje sepse femrat jane vera dhe poezia e jetes. Edvini mbase pi e do dicka por vera nuk pihet me hunde dhe femra nuk dashurohet me hu. Ndersa poezia eshte femer e perzier me vere por kjo gje u perket te tjereve burra dhe jo atyre qe merr koka ere menjehere. Arta i ka te para te provuara keto gjera per shkak te moshes dhe eksperiences se gjate politike ne PS ndaj dhe perpiqet qe ti fsheh permes fjalesh qellimet e asaj cka do te thote. Natyrisht Olta nuk e ka kete pjekuri ndaj ndonjehere i shpetojne padashur te vertetat sic eshte dhe rasti i fjalimit politik para grave protestuese ne 8 mars kur tha Protestojme edhe per ato gra qe festojne me Jozefina Topallin... Ajo e beri si burrat kur i thone. Edhe po te mos na e kishte thene Olta ne te tjeret e kemi ditur prej shume kohesh se jo vetem ne kete rast por edhe ne shume raste te tjera protestat apo demonstratat e opozites behen si kunderpeshe e festave kombetare apo nderkombetar qe kremton shumica e shqiptareve. Shpesh per te justifikuar apo perligjur zhvillimin e ketyre protestave nga opozita sidomos per ngjarje qe nuk u takojne vetem shqiptareve sic eshte fjala vjen 8 marsi apo 1 maji abuzohet me zanafillen e ketyre ngjarjeve qe e kane bazen tek kerkimi i te drejtave. Tashme kur kane kaluar 100 vjet nga ky moment ato jane shnderruar ne festa per shkak te realizimit ne pergjithesi te te drejtave te kerkuara si nje zhvillim dhe emancipim i natyrshem i shoqerise njerezore. Te pakten qytetaret e vendeve demokratike kudo ne bote te tilla i konceptojne keto ngjarje. Po edhe Shqiperia ka 20 vjet qe eshte nje vend demokratik ndaj ceshtja e lirive dhe te drejtave te njeriut ku perfshihen dhe grate jane te garantuara. Keshtu qe ska arsye pse ne 8 mars grate dhe nenat shqiptare te mos gezojne e te mos festojne. Nuk gezojne e festojne vetem ato qe kolektivizojne apo politizojne edhe jeten e tyre private sic bejne shoqet e Rames. Grate qe protestojne edhe per ngjarje te tilla si anetaresimi i Shqiperise ne NATO liberalizimi i vizave integrimi i vendit e te tjera ngjarje qe lidhen me sigurine lirine dhe begatine e jetes nuk kane shpirt dhe dashuri gruaje. Ato jane femra vetem ne pikepamjen biologjike kurse nga pikepamja social-shpirterore jane meshkuj. Shoqet socialiste kane te pakten qysh nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009 qe jane krah per krah me shoket socialiste sa nga nje qytet ne tjetrin duke demonstruar e protestuar kunder qeverise. Dhe sikur te mos u mjaftonin ditet e tjera te vitit nuk kane lene feste pa e shnderruar ne proteste perfshi ketu edhe Diten e Pavaresise madje deri diku edhe ate te Vitit te RI duke e futur sidomos kryeqytetin ne zymtesi. Te vetmen feste qe kane bere shoket dhe shoqet socialiste ka qene martesa e peste e Rames. Por gjithsesi kjo ka qene nje feste vetem per kupolen e popullit te majte pasi pjesa tjeter e tyre vazhdojne te sterviten si revolucionare ne rrethim per demonstrata. Protesta e 8 marsit tregoi se socialistet burra e gra po sterviten per keto manifestime sipas parimit enverist i gjithe populli i majte eshte ushtar. Kjo proteste per menyren e organizimit parullat qe u hodhen hellipper clirimin e Shqiperise nga Berishahellip dhe muskujt e treguar nuk eshte se ndryshonte shume nga demonstrata e 21 janarit. I vetmi ndryshim ishte se ne 8 mars mungonin hunjte guret dhe bombat Molotov. Megjithate per kaq i kishte thirrur komandant Edvinihellip. Dhe ato per kaq kishin ardhur per te treguar aspektin mashkullor te nje femre te revolucionarizuar dhe jo elegancen civile te nje femre te emancipuar.