100-vjetori i Pavarësisë, TKOB çel siparin me operan “Lulja e Kujtimit”

Rikthehet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, pas shumë vitesh, opera shqiptare "Lulja e Kujtimit”. Kjo vepër e cila është vënë për herë të parë në vitin 1961 është kompozuar nga Kristo Kono sipas romanit të Foqon Postolit. “Lulja e Kujtimit” karakterizohet nga dy linja, sic është ajo lirike dhe patriotike.
Për regjizorin Mehmet Xhelili dhe dirigjentin, Eno Koco, vepra vjen e ripërpunuar, por asaj sipas tyre nuk i është prekur thelbi. Opera ka në qëndër dashurinë e dy të rinjëve, Olimbisë dhe Dhimitrit, e cila nuk flet vetëm për lidhjen e tyre, por edhe me dashurinë që ata kanë për atdheun e tyre.
Në rolet kryesore interpretojnë, Armando Likaj dhe Ramona Tullumani. Disa prej këngëtarëve lirikë do të mbajnë të veshur kostumet që janë përdorur në vitin 1961. Shfaqja do të jepet në datë 28, 29, 2 dhe tre mars, në skenën e Teatrit të Operas.