E Diel, 1 Nëntor 2026

100-vjetori i lindjes Shkodra perkujton poet Migjenin

Pas shumë debatesh mediatike mbi harresën që i bëhet poetit të mjerimit Millosh Gjergj Nikolla Migjeni, Universiteti i Shkodrës në bashkëpunim me Bashkinë e këtij qyteti kanë mbajtur konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të lindjes së poetit.

Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, prof. dr. Artan Haxhi në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se i jemi mirënjohës Migjenit për veprën e tij që na la por njëkohësisht bashkë me të kujtojmë edhe gjithë ata shkrimtar të kombit tonë dhe letërsisë.

Migjeni është shembulli tipik se si një popull i vogël ka një letërsi të madhe.

Angjelina Ceka, mbesa e Migjenit, shprehu vlerësime për këtë konferencë shkencore e cila mbahet në qytetin e Shkodrës, në qytetin që Migjeni e cilësoi “ Dashnorja e shekujve”.

Ajo u shpreh se falënderon studiuesit që Migjenin edhe sot e kësaj dite e mbajnë gjallë.

Si dhe u ndal tek disa aspekte të rëndësishme të nxjerrjes në dritë te veprës së Migjenit por edhe spekulimeve që bëhen në media rreth studiueses, Gertruda Enkrej dhe botimeve të tij në Bashkimin Sovjetik.

Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër dhe vdiq më 26 gusht 1938 në moshën 27-vjeçare në një sanatorium pranë Torinos në Torre Pellice.

Arsimin fillor e mori në qytetin e lindjes në një shkollë serbo-ortodokse dhe nga 1923 deri më 1925 u arsimua në Tivar, ku e motra Lenka ishte shpërngulur

Më 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në Manastir. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat "Iliria", "Bota e re" etj. Më 1936 veprat e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira".

Në poezitë e para, si "Zgjimi", "Të birt' e shekullit të ri", "Shkëndija", "Shpirtënit shtegtarë" etj. Vepra e tij e plotë botohet përfundimisht në vitin 1957.

Qyteti i Shkodres i ka dhënë emrin e tij tempullit te artit Teatrit te qytetit i cili qe nga themelimi i tij e deri me sot mban emrin Teatri "Migjeni".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›