Kryeministri Qeveria e ka prioritet turizmin

Qeveria shqiptare e ka prioritet zhvillimin e sektorit të turizmit.
Kështu pohoi sot kryeministri Sali Berisha, gjatë ceremonisë së përurimit të rrugës 8 kilometra Asim Zeneli-Antigone, 1 milion e gjysmë euro investim.
Në qytetin antik të Antigonesë, Berisha shoqërohej edhe nga deputetët Vangjel Tavo, Genc Ruli dhe Spiro Ksera.
“Parku Kombëtar i Antigonesë është një visar i vërtetë kulturor i Shqipërisë. Ky është një qytet i lashtë, të cilin historia thotë se mbreti i Epirit, Pirrua e ndërtoi nga dashuria dhe pasioni që kishte për gruan e tij, Antigonenë. Ka një pozicion dominues dhe studimet arkeologjike të cilat për hir të së vërtetës nuk kanë qenë aq intensive sa duhet, kanë gjetur këtu objekte, shenja të lashtësisë që kanë pasuruar muzetë arkeologjikë të vendit.
Ne inauguruam një rrugë prej rreth 8 km që të sjell tek parku. Natyrisht, ne jemi të vendosur që trashëgiminë e madhe kulturore që ka vendi ta bëjmë të vizitueshme nga shqiptarët dhe turistë nga mbarë bota. Kjo është lugina e Drinos. Është një luginë jo kaq e madhe, por është pothuajse kudo, me një trashëgimi dhe me thesaret të vërteta arkeologjike.
Këtu në Sofratikë, Melan, Libohovë, kudo që të hedhësh sytë, një nga faktorët më të rëndësishëm, një nga ofertat më të mëdha të Shqipërisë për qytetarët evropianë dhe të mbarë botës është trashëgimia e saj e pasur kulturore. Në një luginë të vogël, turisti brenda dy-tre orëve kalon nga qytet i vjetër në një qytet tjetër, nga një kështjellë në një tjetër. Qeveria është e përqendruar të ndërtojë infrastrukturën drejt të gjithë këtyre qendrave. Ka përfunduar kjo rrugë, kemi përfunduar rrugën e Finiqit, po zgjerojmë dhe përfundojmë rrugën e Butrintit shumë më mirë nga ç'ishte. Do të ndërtojmë rrugën tek teqja e Melanit, i cili është një vend i shenjtë, një vend jashtëzakonisht i dashur për të gjithë banorët. Po ecim drejt Bylisit, po ecim drejt të gjitha vendeve arkeologjike, qyteteve dhe qytezave, të cilat në këtë vend janë të panumërta”, tha ai.
Duke shtuar se në Shqipëri më shumë se kudo tjetër gërshetohen kulturat e perandorive, së pari është kultura ilire dhe para-ilire dhe kultura e Arbrit, por nuk ka Perandori të Evropës dhe dhe më gjerë, edhe Azisë që nuk i ka patur sytë drejt këtij territori.