E Diel, 1 Nëntor 2026

100-vjetori i lindjes se Vedat Kokones

Biblioteka Kombëtare i bën homazh veprës së Vedat Kokonës në 100-vjetorin e lindjes. Deri më 10 shtator ekspozohen 180 ekzemplarë nga puna në gati gjashtë dekada e shkrimtarit, përkthyesit dhe leksikografit të shquar. Në këtë kuadër në muajin tetor botohet në gjuhën frënge kujtimet “Komedia e përjetshme”.

Nga fondet e Bibliotekës Kombëtare specialistët kanë nxjerrë veprat e fillimeve të Kokonës prozator dhe poet me përmbledhjet “Dritë dhe hije” (1939), “Yje të këputur” (1940) botuar më parë në periodikët e kohës Illyria (1934-1936), “Shkëndija” (1940-1943). Apo shënimet e udhëtimit “Nga Tirana në Stokholm” duke përuruar një zhanr në letrat shqipe të periudhës midis dy luftrave.
Paraqitet Kokona kritik letrar i rrethit të “Revistës letrare” krahas Mitrush Kutelit, Nexhat Hakiut, Sterio Spasses.
Kokona përkthyes është një pasuri më vete që tregon sa shijet personale të intelektualit të shkolluar në Francë, aq edhe kërkesat e një kohe gjithë shtrëngesa dhe ndalesa për të bukurën dhe mendimin e lirë.
Shekspiri, La Fontain-i, Voltaire-i, Corneille-i, Dickens-i, Tolstoj, Balzac-u, Gogoli, Pushkini, Shoë, Zëeig-u, Bunini, Tagora, Steinbeck-u, Hemingëay-t, janë autorë të përkthyer prej tij me porosi të “Naim Frashërit”.
Ekspozita nuk i lë mangut kontributit të Kokonës me librat mbi teorinë e përkthimit, si autor i “Cours de traduction” (1979) dhe “Manuel pratique de l'art d'écrire” (1980).
Vedat Kokona (1913- 1997) u lind në Izmir të Turqisë, nga një familje intelektuale shqiptare. Më 1920 kthehet në Tiranë, ku kreu shkollën fillore. Më 1935-ën përfundoi Liceun e Korçës, pastaj ndoqi studimet e larta në Paris për Drejtësi. Pas përfundimit të shkollës, u emërua në Gjykatën e Krujës, ku nuk shkoi të merrte detyrën. Më vonë emërohet mësues i gjuhës shqipe në Liceun e Korçës. Në fillim të viteve ‘40 e emëruan në gjimnazin e Tiranës. Pas luftës shërbeu si mësues në gjimnazin "Qemal Stafa". Më 1949-ën emërohet redaktor dhe përkthyes në shtëpinë botuese "Naim Frashëri". Për një kohë të gjatë punoi pedagog në Universitetin e Tiranës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›