Rasmussen I nevojshem nje reagim i ashper ndaj regjimit te al Asad
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, tha se është i bindur se qeveria siriane ka përdorur armë kimike kundër popullit të vet. Rasmussen tha se një reagim i fuqishëm është i nevojshme për t'u treguar diktatorëve në mbarë botën se armë të tilla nuk mund të përdoren sepse ne te kundert ka ndëshkime.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmusen tha se sulmi me armë kimike më 21 gusht në periferi të Damaskut ishte i neveritshëm dhe i pajustifikueshëm, prandaj nuk mund të injorohet.
"Më janë paraqitur informacione konkrete, dhe, pa hyrë në në hollësi, mund t'ju them se personalisht jam i bindur, jo vetëm se sulmi kimik ka ndodhur, por edhe se regjimi sirian është përgjegjës."
Zoti Rasmusen tha se ai nuk sheh një rol të NATO-s në një veprim ushtarak që mund të ndërmerret kundër Sirisë.
"Nëse një reagim ndaj asaj që ka ndodhur në Siri do të ishte një operacion ushtarak, unë parashikoj një operacion shumë të shkurtër, të matur dhe me një objektiv të përcaktuar. Për një operacion të tillë të shkurtër ushtarak, nuk ka nevojë për sistemet e komandës e kontrollit të NATO-s,
Rasmundsen tha se u takon aleatëve të vendosin individualisht se si do të kundërpërgjigjen ndaj përdorimit të armëve kimike në Siri dhe cilat objekte ushtarake mund të vendosin të përdorin.
Ai tha gjithashtu se aleanca do të mbetet një mbrojtëse e fortë e Turqisë në rast se ky vend anëtar sulmohet.