100 vjetori i pavarësisë, AQSHF zbulon axhendën e aktiviteteve

Institucioni i parë kulturor që ka zbardhur aktivitetet në kuadër të 100-vjetorit te pavarësisë është Arkivi Qendror Shteteror i Filmit. Ora News ka siguruar të gjithë listen e evenimenteve të ketij institucioni, të cilat startojnë në mes të shtatorit dhe arrijnë kulmin e tyre në muajin nëntor.
Sipas nëndrejtorit të Arkivit, Flori Slatina, aktivitetet e programuara janë "ture me shfaqje filmi në qytete brënda dhe jashtë vendit", "premierë e kopjes së restauruar të filmit "Nëntori i dytë` "Konferencë ndërballkanike mes arkivave "dhe "Homazh për 10 ikonat e filmit Shqiptar".
Këto aktivitete të hartuara nga Arkivi i Filmit, do t`i paraqiten Ministrisë së Kulturës dhe më pas do te vendoset zbatimi i tyre per te perfituar nga fondet e vena ne dispozicion nga qeveria per 100-vjetorin. Sipas Nëndrejtorit Slatina për këto aktivitete duhen rreth 1.2 milion lekë, përfshirë ketu edhe paisjen me një aparaturë që do shërbejë për turnetë e planifikuara.