Vlorë, pamjet filmike të bankës, zbulojnë pas 2 vitesh grabitjen në filial

Operacioni i policisë së Vlorës, “Sfida 2” rezultuar pozitiv edhe për zbardhjen e një grabitje po në këtë qytet në vitin 2010. Policia ka arritur që falë pamjeve filmike të marra nga banka e grabitur të identifikojë ,dy autorët që tashmë janë të arrestuar. Ndërkohë nga Greqia është ekstraduar edhe një pjesëtar i grupit të grabitësve që u zbuluar disa javë më parë.
Filiali i bankës në rrugën Transballkanike u grabit në dhjetor të 2010 në orët e pasdrekes ku dy grabitësit e maskuar dhe të armatosur me automatikë rrëmbyen nën kërcënimin e armëve të gjitha paratë që ndodheshin aty.
Gjatë aksionit të tyre grabitës, dy agresorët kanë izoluar policin roje duke e lënduar atë dhe menjëherë pasi kanë marrë paratë janë zhdukur në drejtim të paditur. Identifikimi i grabitësve është bërë i mundur vetëm pas dy vitesh për shkak se ata ishin të maskuar.
Dy autorët e vjedhjes së bankës ishin arrestuar në 26 gusht të këtij viti në Vlorë pasi u akuzuan fillimisht si autorë të grabitjes së disa pikave të karburantit dhe kazinove në qytet.
Grupi i mësipërm drejtohej nga shtetasi Nardi Idrizi i cilësuar si person me rrezikshëmri të lartë shoqërore dhe i identifikuar dhe provuar si person i cili ka hapur zjarr në të gjitha rastet si ndaj qytetarëve në tentativat për grabitje, ashtu dhe ndaj patrullave policore.