100 vjetori i pavarësisë, Instituti i Historisë konferencë shkencore

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë do të organizohet konferenca shkencore më e madhe e mbajtur ndonjëherë. Ky aktivitet do të mbahet nga Instituti i Historisë, disa ditë përpara 28 nëntorit dhe në të do të referojnë studiuesit më të njohur nga të gjitha hapësirat mbarë shqiptare, por nuk do të mungojnë as studiuesit ndërkombëtarë më të mirë.
Po me rastin e 100-vjetorit do të botohen për herë të parë edhe korpusi i dokumentave diplomatike të disa vendeve të huaja që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Fillimisht do të shohin dritën e botimit dokumentat e vitit 1912-të.
Një nga projektet e rëndësishme që Institutiti i Historisë do të realizojë këtë vit është edhe konferenca për 100-vjetorin e krijimit të Shoqatës Kulturore “Vatra”, e cila aktivitetin e saj e ka shtrirë në shtetet e Bashkuara të Amerikës.