E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, vritet për hakmarrje një 52-vjeçar

Një 52-vjeçar është vrarë mbrëmjen e djeshme në qytezën e Selenicës në qarkun e Vlorës. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 22:30 është qëlluar me armë 52-vjeçari Nure Xhaferaj, lindur e banues në Selenicë.
 

Sipas policisë nga hetimet e kryera ka rezultuar se vrasja është kryer për motive hakmarrje pasi viktima dhe familjarët e tij qysh prej vitit 1998 e deri më sot janë në konflikt me fisin Llanaj, konflikt i cili ka vijuar me vrasjet reciproke të familjarëve të tyre përkatësisht në vitet 1998, 2002, 2004 dhe në vitin 2011.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›