100 vjetori,Avramopulos pranon ftesën e Panaritit

Ministri i Jashtëm, Panariti me homologun e tij grek në Athinë
TIRANE- Ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun tij grek, Dimitris Avramopulos. Biseda mes dy ministrave të jashtëm ka ardhur pas ftesës që Panarit i ka bërë Avramopulos për të marrë pjesë në festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë më 28 nëntor.
Në bisedë, të dy ministrat riafirmuan përkushtimin e tyre të përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale për të mirën e të dy popujve.
Në këtë kontekst, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme greke, Avramopulos informoi homologun e tij që do të vizitojë Shqipërinë, ku do të ketë mundësi të takohet me Panaritin dhe personalitete të tjera në vend.