103-vjetori i Kongresit të Manastirit

Në Manastir pritej të zhvilloheshin manifestime të ndryshme kulturore, me pjesëmarrjen e zyrtarëve qeveritarë dhe të deputetëve shqiptarë të Parlamentit të Maqedonisë, si dhe të shoqatave joqeveritare. Kongresi i Manastirit u hap me nismën e shoqërisë "Bashkimi", pasi që drejtuesit e saj e shpallën prioritet kryesor njësimin e alfabetit.
Kongresi nisi punimet më 14 nëntor 1908, dhe i vazhdoi ato deri më 22 nëntor. Në Kongres morën pjesë 150 delegatë, 32 nga të cilët ishin me të drejtë vote, dhe përfaqësonin 26 qytete e shoqëri të ndryshme shqiptare.
Ndër personalitetet pjesëmarrëse ishin Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Mithat Frashëri( kryetar) Parashqevi Qiriazi, etj. Në diskutim ishin dy alfabete, alfabeti i Stambollit (i hartuar nga Sami Frashëri) dhe alfabeti latin (që mbështetej nga Gjergj Fishta.
Gjatë Kongresit nuk u arrit të vendosej vetëm një alfabet, megjithëse "fitoi" alfabeti i latin, me të cilin gjuha shqipe shkruhet edhe sot.