Cohen negocion me Tarantinon

Është kjo vepra e fundit filmike e regjisorit të njohur Quentin Tarantino, si edhe një odë tjetër e tij e radhës kushtuar filmave vestern. Pjesë e ekipit të aktorëve të angazhuar në këtë film janë edhe Jamie Foxx, Leonardo DiCaprio dhe Christopher Waltz.
Ndryshe, filmi i fundit i Quentin Tarantino’s flet për një rob të arratisur që mundohet ta shpëtojë gruan e tij (Jamie Foxx) nga robëria. Sacha Baron Cohen do të duhej të luante rolin e njërit prej skllavopronarëve, i cili e blenë gruan e robit të arratisur, shkruan shtypi hollivudian.
Ekipi i aktorit Cohen për komunikim me media ka konfirmuar se ai po negocion me Tarantinon për këtë rol, megjithëse nuk dha përgjigje se sa do të mund të ishte honorari i tij po qe se Cohen bëhet pjesë e ‘ekipit përrallor’ të regjisorit Tarantino.
Filmi pritet të dalë në kinema në dhjetor të vitit 2012.