105 mijë euro, grabiten në banesën e kryeplakut të Radhimes

Grabiten 105 mijë euro në banesën e kryeplakut të Radhimes në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë nates, kur në banesë nuk kishte njeri.
Policia ka arrestuar dy nga tre autorët e dyshuar dhe njeri është shpallur në kërkim. Ndërkaq, në prangat e policisë kanë rënë Kuleman Havari 20 vjeç dhe Enea Durmishaj17 vjeç, nderkohe është shpallur në kerkim shtetasi Beant Kapo 25 vjec.
Policia ka sekuestruar 42 mijë euro nga shuma e grabitur dhe po vijon hetimet për ngjarjen.