11 lojtarët më të mirë të Europës sipas statistikave
Eurosport
Të shtunën në mbrëmë me ndeshjet e fundit të Ligës spanjolle u mbyll sipari i këtij sezoni futbollistik në kampionatet kryesore të Europës. Dhe tani është koha për bilance. Dhe kush më mirë se sa statistikat e Opta-s mund ta bënte?
Më të mirët
Shoqëria e specializuar në numrat sportivë ka peshuar shifrat e kampionateve kryesore evropiane (Bundesliga, Liga, Ligue 1, Premier League dhe Serie A) duke dhënë si përgjigje top 11 e më të mirëve sipas roleve.
Një skuadër që ka shumë lojtarë në këtë renditje është Bajërn i Mynihut, kampion në gjithçka në këtë sezon. Gjermanët, autorë të freskët të tripletës janë klubi që ka tre lojtarë në këtë listë, më shumë se të tjerat. Dy anësorët Lahm dhe Alaba, përveç sulmuesit të krahut Ribery. Asnjë gjurmë në këtë nga Borusia Dortmund, që ishte finaliste në Champions League, por që skuadra e Juergen Klopp zhvilloi një kampionat zhgënjyes.
Juve-Barça
Pas Bajnerit, në klasifikim më të përfaqësuarat janë Barcelona dhe Juventus, të dyja me nga dy lojtarë: Xavi dhe Messi për katalanasit, Chiellini dhe Vidal për bardhezinjtë. Këta të dy janë të vetmit nga Seria A që bëjnë pjesë në këtë listë.
Në këtë listë është edhe Cazorla i Arsenal që ka zhvilluar një kampionat të mirë. Emri i spanjollit mund të jetë një surprizë për ju, ashtu si Ter Stegen. Por… numrat nuk gënjejnë.