Berisha-Rama sërish replika për monumentin e Dy gishtave
Rama: Monumenti është një shëmti estetike që Kavaja nuk e meriton. Berisha: Rama si Ramiz Alia, i duket dy gishtat si bajoneta
Monumenti i demokracisë në sheshin e Kavajës është kthyer në një mollë sherri, mes kryeministrit, Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Të dy liderët kanë replikuar në distancë mes tyre për sa i përket të ardhmes së këtij monumenti.
Berisha
Gjatë një takimi me të rinj e komunës së Bërzhitës, kryeministri Berisha tha se Edi Rama po sillet njësoj si Ramiz Alia pasi i duken dy gishtat lartë të Partisë Demokratike si bajonetë. 20 vjet më parë Ramiz Alia do tu thoshte shqiptarëve se dy gishtërinjtë përpjektë të Sali Berishës janë bajoneta në sytë e shqiptarëve. Pas 20 vjetësh, Edi Rama, ky neobllokmen, deklaroi në Vlorë se dy gishtërinjtë e Sali Berishës janë bajonetat që u ka ngulur në sy shqiptarëve. Por le ta lëmë shokun Rama në autobusin e tij mavi, ku gishtërinjtë tuaj i duken bajoneta, trikoja ime i duket parzmore. Nesër, stilografi im do ti duket shpatë. Vuan, nuk kemi çti bëjmë, tha kryeministri Berisha
Rama
Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët e quajti monumentin në fjalë si një shëmti estetike. Është një shëmti estetike të cilën Kavaja nuk e meriton. Sheshi Demokracia ka qenë, është dhe do të mbetet sheshi Demokracia, sepse demokracinë nuk e solli Saliu, e sollën studentët, e sollën intelektualët, e sollën shqiptarët, tha Rama. Sipas kryesocialistit, i takon Bashkisë së Kavajës të zbatojë projektin për sheshin qendror të qytetit. I takon bashkisë së Kavajës, ta çojë përpara atë projekt. Nuk i takon Saliut të vendosë se çdo të bëjë bashkia e Kavajës që, me vullnetin e popullit të Kavajës, drejtohet nga Elvis Roshi dhe që për më tepër pastaj pasi deputeti për 2 dekada i Kavajës dhe kryeministri ende në detyrë ka thënë që asnjë fond nuk jap unë përderisa ju zgjodhët këtë kryetar bashkie, është e kotë që të hyjmë më në këtë diskutim, u shpreh më tej Edi Rama.
SHKURT NGA POLITIKA
Topalli: Ramën dhe Doshin do ti rrahim me votë në 23 qershor
Gjatë fjalës së saj, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u është përgjigjur akuzave të kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe kandidatit të PS-së për këtë zonë, Tom Doshi. Topalli tha se në 23 qershor banorët e Bushatit do ti mundin Ramën dhe Doshin me votë ndërsa u shpreh e bindur në fitoren e mandatit të tetë në qarkun e Shkodrës. Rama dhe Doshët thonë se të rreh Jozefina, por ju do ti rrihni me votën tuaj në 23 qershor dhe në Shkodër do të marrim tetë mandate, tha Topalli.
Rama: Saliu ka luftuar 25 vjet
si sekretar partie kundër NATO-s
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorë të zonës së Kasharit në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij, Rama konfirmoi edhe një herë angazhimin e qeverisë socialiste për të ulut taksat për 95 përqind të shqiptarëve, ndërsa akuzoi qeverinë për taksën e sheshtë. Nuk themi do i heqim taksat, por do i ulim taksat për 95% të shqiptarëve, e kush u thotë të kundërtën, është një personazh që e merr popullin për budalla dhe kërkon ta budallallepsi sa të mundet, duke treguar përralla me gogol dhe duke u përpjekur ta bëjë gogol opozitën, ai ka frikë nga gogoli por këtë frikë smund ta fusë në shpirtin e popullit, se populli e vuan politikën e taksës së sheshtë, tha Rama. Në vijim, kreu i PS-së u është përgjigjur edhe deklaratave të bëra nga kryeministri Berisha se PS do të rikthejë neobllokmenët në pushtet. Saliu na tregon NATO-n, sikur e ka themeluar ky NATO-n. Ky 25 vjet sekretar partie ka bërë luftë me NATO-n. Vazhdon i gënjen disa, ca me idenë se jam nga veriu, jeni nga veriu, ky është njeriu jonë. Çdomethënë njeriu jonë, ai është kryeministri që duhet tju gjeje punë. Ndajeni mendjen, doni punë vetë, hiqeni atë nga puna, u shpreh Edi Rama.
Bregu: Rama duhet tu kërkojë falje shqiptarëve për statusin
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu i ka kërkuar sërish kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama që tu kërkojë falje shqiptarëve për mos votimin e tri ligjeve të integrimit. Sot, i detyruar nga opinioni publik dhe mediat të thyesh heshtjen, pasi foli e gjithë bota për zhbllokimin e tre ligjeve në parlament, ti Edi Rama me deklaratën e papërgjegjshme, se këto ishin tre ligje si gjithë të tjerat, në vend që tju kërkoje falje qytetarëve shqiptarë se i le pa statusin e vendit kandidat, ju deklaron atyre me cinizëm se këto ligje nuk kërkoheshin për statusin e vendit kandidat, tha Bregu. Më tej ministrja e Integrimit, shtoi Rama ti duhet tu kërkosh falje, nëse mundesh, dhe të marrë përgjegjësi për veprimet e tua. Por ti nuk do. Sepse ty të intereson vetëm të jesh kreu i PS-së. Qytetarët e meritojnë një transparencë të plotë nga ty Edi Rama, në vend të justifikimeve që as edhe një 3 vjeçar nuk do ti besonte dot. Qytetarët me votën e tyre do të çojnë përpara projektin e Shqipërisë së zhvilluar dhe evropiane, u shpreh Majlinda Bregu.