E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

11 maji, PL: Mundësi historike për qytetarët e Tiranës

TIRANË, 20 mars /ATSH/ Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e cilësoi datën 11 maj si një mundësi historike për qytetarët e Tiranës për të marrë drejtimin e qytetit dhe për të shpëtuar institucionet nga ndikimi i rrjetit mafioz.

“11 maji nuk është thjesht një datë zgjedhjesh, por një referendum popullor kundër rrjetit mafioz që ka shkatërruar Tiranën”, tha Blushi.

Ai shtoi se qytetarët do të kenë në dorë mundësinë historike për të “shkatërruar këtë regjim kriminal dhe për të çliruar institucionet e tyre nga kthetrat e mafies shtetërore”.

Blushi nënvizoi se vetëm duke votuar për koalicionin fitues “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe për Ilir Metën, Tirana do të çlirohet nga “mafia që e ka gjunjëzuar për vite të tëra”.

“Tirana madhështore që meritojnë të gjithë qytetarët e saj do të ndërtohet me një votë plebishitare për koalicionin “PD-Aleanca për Shqipëri Madhështore” dhe me një votë masive për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta”, tha Blushi.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›