11 shtatori Nju Jorku i blinduar

Në prag të dhjetë vjetorit të shpërthimeve të 11 shtatorit, Nju Jorku zgjohet gjithnjë e më shumë e bilnduar.
Niveli i alarmit për kërcënimin e sulmeve terroriste gjatë fundjavës është në maksimum.
Vigjilenca në vendet simbol është përforcuar më tej gjatë orëve të fundit.
Një prej shqetësimeve të policisë është ajo e sulmeve të mundshme duke përdorur të ashtuquajturat “bomba të pista”.
Mijëra agjentë patrullojnë metronë, stacionet hekurudhore dhe ndërtesat kryesore.
Terrorizmi, Obama: Të dyfishohen sforcot
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka kërkuar “dyfishimin e sforcove” përballë një kërcënimi të mundshëm atentatesh në përvjetorin e 11 Shtatorit.
Frika e sulmeve terroriste 11 shtatoriFotoja ikonë e 11 shtatorit rikthehet ne Shtetet e Bashkuara pak perpara 10 vjetorit te atentatit te 11 shtatorit 2001. Sherbimet e inteligjences paralajmerojne per nje kercenim te besueshem dhe specifik, qe ka te beje me sulme te mundshme ndoshta ne New York apo Washington DC. Per kryebashkiakun e New York Michael Bloomberg, kercenimi nuk mund te konfirmohet me sigurine me te madhe, por prania policore eshte shtuar ndjeshem ne qytet, sidomos neper ura e tunele, ndersa masa shtese po merren edhe per transportin publik.
"Ne vigjilje te pervjetorit te 10-te te sulmeve te 11 shtatorit, policia e New York-ut, FBI-ja dhe i gjithe komuniteti i inteligjences ka qene ne gadishmeri te larte, sepse se ne e dime qe terroristet e shohin kete pervjetor si mundesi per te goditur serish. Kercenimi per te cilin po flasim ketu, nuk eshte konfirmuar, por eshte i besueshem. Jetojme ne nje bote ku kercenime te tilla duhen marre seriozisht dhe ne keshtu do te bejme", tha Bloomberg.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Lamtumira e gjykatësit Konomi
Homazhe në Vlorë, e percjellin mijëra qytetarë e kolegë
Hetimet, mblidhen dosjet e Konomit
Mitrovicë, zhbllokohet qarkullimi
Tiranë, 800 familje pa ujë
Japoni, ministri i ri dorëhiqet pas gafave