Libi shperthime te fuqishme ne Bani Ualid

Shpërthime të fuqishme janë regjistruar në Bani Ualid, ku ka nisur bombardimi i forcave ajrore të NATO-s.
Aktualisht, kolona e rebelëve dhe gazetarëve drejt fortesës së Gaddafi-t ndodhet rreth 5 kilometra larg periferisë së qytetit.
Kolona ka ndaluar edhe për mundësinë e pranisë së snajperave të kolonelit në rrugën e vetme hyrëse nga pjesa perëndimore e qytetit.
Ndërkohë, në ndihmë të rebelëve janë dërguar disa njësi të tjera nga Tripoli, të cilat ndodhen rreth 15 kilometra nga Bani Ualidi.
Gjatë rrugës, rebelët kanë bërë një ndalesë dhe kanë qëlluar disa herë në ajër, për të larguar gazetarët LibiaLibi, KKT: Komandantët do të vendosin sulminLibi, luftime për kontrollin e Bani Ualid Libi, përfundon ultimatumi i rebelëve të vendosur pranë postobllokut dhe për të penguar afrimin e ushtarëve besnikë.
Nga ana tjetër, mësohet se tre gjeneralë libianë të afërt me liderin Muammar Gaddafi kanë mbërritur dy ditë më parë në Agadez, kryeqyteti rajonal i veriut të Nigerit, ku ndodhen nën mbikëqyrje ushtarake.
“Tre gjeneralët ndodhen pranë hotelit “Etoile du Tenere” dhe ruhen nga xhandarë të armatosur deri në dhëmbë”, ka deklaruar një burim pranë forcave të sigurisë së vendit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Lamtumira e gjykatësit Konomi
Homazhe në Vlorë, e percjellin mijëra qytetarë e kolegë
Hetimet, mblidhen dosjet e Konomit
Mitrovicë, zhbllokohet qarkullimi
Tiranë, 800 familje pa ujë
Japoni, ministri i ri dorëhiqet pas gafave