E Enjte, 5 Nëntor 2026

111 vjet më parë Konferenca e Ambasadorëve në Londër njohu kufijtë e Shqipërisë

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Më 29 korrik 1913 u nënshkrua Traktati i Londrës, pjesë e Konferencës së Amabasadorëve të zhvilluar gjatë viteve 1912-1913.

Në Konferencën e Ambasadorëve nuk u njoh vetëm pavarësia e Shqipërisë por u zyrtarizua edhe ndarja përfundimtare e kufijve shqiptarë. Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve, ndonëse vulosnin dështimin e planeve shoviniste të shteteve dhe qeverive fqinje për copëtimin e plotë të Shqipërisë, gjithsesi vendosën që fillimisht të shkëpusnin nga trungu shqiptar, Kosovën dhe tokat e Shqipërisë Lindore, që sot quhen Maqedonia Perëndimore. Më pas u diskutua dhe fati i trojeve në jug, si Çamëria.

Kjo konferencë erdhi si nevojë e zhvillimeve të ndodhura gjatë ndryshimeve të ekuilibrit të forcave, të dalë nga luftrat ballkanike. Kufijtë e Shqipërisë dhe të gjitha çështjet e tjera lidhur me të, do të zgjidheshin nga Fuqitë e Mëdha sipas marrëveshjeve midis palëve.

Perandoria Osmane kishte humbur shkëlqimin e saj. Shqipëria dhe fati i qytetarëve të saj do të bëhej pjesë e kësaj rrokopuje dhe produkt i një harte që do të prodhonte ndër vite veç tensione, duke lënë rreth 40 për qind të territorit të saj jashtë këtij ridimensionimi të Ballkanit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›