E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Rusia sulmon fuqishëm me bomba dhe avionë luftarakë Ukrainën lindore

KIEV, 29 korrik /ATSH-DPA/- Forcat Ajrore Ruse përdorën bomba dhe avionë luftarakë në një sulm të fuqishëm në rajonin e Kharkivit në Ukrainën lindore, sipas një deklarate të Shtabit të Përgjithshëm në Kiev.

“Vovchansk, një qytet i vogël, u godit nga të paktën gjashtë bomba rrëshqitëse”, tha ushtria.

“Sulmet ruse u përqendruan gjithashtu në Pokrovsk. Ushtarët ukrainas zmbrapsën 16 sulme gjatë ditës – dhe të tjera janë duke u zhvilluar”, thuhet në raport.

Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Disa sulme ruse duke përdorur artileri dhe drone luftarake u raportuan gjithashtu nga rajoni i Dnipropetrovskut – ndërsa administrata ushtarake rajonale raportoi disa të plagosur.

“Njësitë ruse sulmuan pozicionet e ushtrisë ukrainase në sektorin Liman në lindje të vendit, me të paktën 12 sulme të regjistruara”, tha Shtabi i Përgjithshëm.

“Më herët, trupat ruse avancuan në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk”, tha Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

Në një postim në Telegram, ministria tha se trupat kishin kapur fshatrat Progress dhe Yevhenivka. Fillimisht nuk kishte asnjë konfirmim nga ushtria ukrainase.

Kanali ushtarak pro-qeveritar ukrainas “Deep State” raportoi së fundmi në Telegram se fshati Progres në rrethin e Pokrovsk, për të cilin ishte luftuar për tre muaj, ishte pushtuar nga trupat ruse.

Ekspertët ushtarakë perëndimorë konfirmuan që trupat ruse kishin marrë kontrollin e shumë qyteteve dhe fshatrave në Ukrainën lindore që nga fillimi i vitit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›