112 vjetori i Pavarësisë festohet në të gjithë vendin

TIRANË 28 nëntor /ATSH/ 112 vjetori i Pavarësisë u festua sot në të gjithë qytetet e vendit.
Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga festimet për Pavarësinë në Lushnje, ku nxënësit e gjimnazit 18 tetori valëvitën një flamur gjigand.
Gjithashtu kreu i qeverisë ndau pamje edhe nga festimet për Pavarësinë në Përmet
Ndërsa Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e festoi festën e Pavarësisë në Lezhë.
Ai ndau foto nga festimet teksa theksoi se, “Lezha e Besëlidhjes së Skënderbeut ngriti sot flamurin në nderim të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”.
Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 112 vjet nga shpallja e Pavarësisë.
28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.
1 nga 22Pavarësia u festua edhe në qytetin e Beratit, ku kryebashkiaku Ervin Demo ndau foto nga festimet e kësaj dite historike nga vogëlushët e 9 kopshteve të qytetit.
“Spektakli kuqezi që dhuruan yjet e 9 kopshteve të qytetit në skenën e madhe. Qendra e Beratit shkëlqeu falë jush”, shkruan Demo.
1 nga 9