E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Volejboll, Partizani për meshkuj e Skënderaj për femra fitues të Kupës Pavarësia 2024

TIRANË 28 nëntor /ATSH/ Federata Shqiptare e Volejbollit përmbylli Kupën Pavarësia 2024, për meshkuj dhe femra.

Aktiviteti që u zhvillua në Tiranë solli një rivalitet të bukur sportiv mes skuadrave pjesëmarrëse. Për femra, fituese u shpall skuadra e Skënderajt, që mundi në finale Partizanin.

Për meshkuj, Kupën e rrëmbyen djemtë e Partizanit, që në finale mundën Skënderbeun.

Në ceremoninë përmbyllëse i ftuar ishte Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli që vlerë maksimalisht organizimin e kësaj Kupe që është kthyer në traditë.

Federata Shqiptare e Volejbollit akordoi urdhëra mirënjohjeje për mbështetjen e zhvillimit të volejbollit, Daulina Osmani, Zv/Ministër për Sportin në Kosovë, Safije Sadiki Shabani, Zv/Ministër për Sportin në Maqedoninë e Veriut, si edhe Endrit Hoxha, Zv/Ministër për Sportin në Shqipëri.

1 nga 6

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›