12% e grave thonë se përdorin celularin gjatë seksit
12 përqind e mamave në Amerikë thonë se përdorin telefonin celular gjatë seksit. Në këtë përfundim arrin një sondazh i Meredith Parents Network. Sondazhi zbulon se ky fiksim vjen kryesisht nga mamatë nga mosha 18 deri në 35 vjeç.
Nuk ka asnjë pjesë të jetës që është e lirë nga media, tha kompania që realizoi sondazhin.
Por regjistrimi i momenteve intime mund të jetë edhe turpërues. Kështu së paku ka ndodhur me gjyqtaren e X Factor në Britani, Tulisa Contostavlos, që u detyrua të pengojë publikimin e momenteve të saj intime me të dashurin. Pamjet ishin vjedhur dhe rrezikonin të përfundonin në ueb.
Megjithatë sondazhi nuk ka sqaruar nëse këto mamatë e mijëvjeçarit e përdorin celularin për të telefonuar, për të shkruar mesazhe, për Facebook-un apo për të shkrepur foto.
Ndërkohë 21 përqind e përdorin celularin kur janë në banjo.