E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Brain Gain”, Topalli: Ia vlen të kthehesh në Shqipëri

Është mbajtur në Tiranë konferenca e dytë rajonale “Brain Gain”, e mbështetur nga Bunderstagu gjerman. Në fjalën e saj përshëndetëse, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se ky program nxit të rinjtë të marrin pjesë në jetën ekonomike, sociale dhe politike të vendit.

“Kjo konferencë është mjaft e rëndësishme pasi prek një çështje nga e cila varet ndërtimi i vendeve tona. Sot ne jemi vende të lira dhe jam e vetëdijshme që secili prej jush ka bërë për mirëqënien e vendit të tij. Ky program nxit të rinjtë të marrin pjesë në jetën sociale, politike, ekonomike etj” ka theksuar Topalli.

Ndërsa i është referuar periudhës pos komuniste, Topalli theksoi se largimi i intelektualëve nga vendi çoi në një humbje të madhe ndërsa sot falë reformave është bërë i mundur rikthimi i tyre në atdhe. “Largimi i personave të kualifikuar ishte një humbje e madhe dhe vendi u përballë dhe mungesën e kapaciteteve ndërsa sot Shqipëria ndodhet në një fazë kyçe të rëndësishme të zhvillimit të kapitalit njerëzor. Sot është rritur numri i studentëve në universitete dhe shumë studentë studiojnë edhe në universitetet e Europës. Investimi tek dija dhe tek edukimi nuk humbet asnjëherë. Reformat e ndërmarra janë shoqëruar me rikthimin e shumë personave të kualifikuar në atdhe, ky rikthim ka bërë të mundur një tranformim të vendit” theksoi Topalli

Ajo gjithashtu ka garantuar të rinjtë që studiojnë jashtë se ia vlen të kthehesh e të kontribuosh në Shqipëri. “Po ia vlen të kthehesh në Shqipëri sepse shqipëria sot është një vend I lirë, e demokratik, anëtarë të NATO-s, katalizator reformash të suksesshme. Vendi është një hap drejt integrimit në BE dhe kur kjo të ndodhë ju do të jeni krenarë dhe do të thoni edhe unë dhashë kontribut për vendin”- tha Topalli.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›