12 pike larg kreut, rasti i pare
Kampionet ne fuqi te vendit tone nuk e kane perjetuar nje diference te tille karshi vendit te pare, ne historine e tyre. Tirana nuk ka zbritur asnjehere ne kategorine e dyte dhe eshte rreshtuar si pretendente, para cdo sezoni. Pas aplikimit te fitores, me tre pike, rreth nje dekade e gjysme me pare, Tirana nuk e njeh diferencen aktuale me vendin e pare, prej 12 pikesh. Bardheblute shenuan disa rezultate zhgenjyese ne ndeshjet e para dhe humben ndeshjen derbi me Dinamon, cka ka ndikuar ne diferencen aktuale. Blute fituan edhe ndeshjet direkte me Besen dhe Apolonine, duke shenuar shkeputjen e fundit, qe i beri ata te futen ne histori. Megjithate, duhet theksuar se drejtuesit e Beses, Apolonise dhe te Tiranes kane akuzuar Dinamon, se eshte favorizuar nga gjykimet ne disa ndeshje.