E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo "kampione" e Ballkanit, shkeputja rekord edhe ne Evrope

Aranit Muraci

Dinamo eshte aktualisht ekipi me ecurine me te mire ne Ballkan dhe me gjere ne Evrope. Kampionati shqiptar, pas perfundimit te fazes se pare ka njohur nje skuader qe ben diferencen karshi te tjerave, duke shenuar shkeputjen me te thelle, gje qe ka ndodhur rralle ne edicionet e kaluara. Dinamo aktualisht renditet 10 pike para Beses se vendit te dyte dhe ka 12 pike me shume se Tirana, qe ndodhet ne vend te trete. Me nje diference te tille, kur duhen edhe pak jave per t'u mbyllur pjesa e pare e edicionit, blute e kane siguruar kuroren e dimrit dhe kane hedhur nje hap te sigurt, drejt titullin kampion, shume me heret se c'mund te parashikohej. Asnje kampionat tjeter ne Ballkan gjate ketij sezoni, nuk njeh nje skuader kryesuese qe te kete shkeputje te tille, me diference te thelle nga vendi i pare me vendin e dyte. Ne Greqi kampionatin grek e kryeson Panathinaikos, me dy pike me shume se Olimpiakosi. Ne Rumani rivaliteti ne kete sezon eshte shume i ashper. Kampionatin e kryeson Rapidi i Bukureshtit, i ndjekur nje pike nga Kluzh. Ne Bullgari po ashtu diferenca eshte shume e ngushte, me tre pike. Ne Slloveni, Koperi kryeson me kater diference. Edhe ne Serbi diferenca e Zervena Zvesdes eshte e ngushte. Ne Maqedoni, Renova kryeson dhe nje ndeshje e ndan nga vendi i dyte. Ne Bosnje gjithashtu diferenca eshte e ngushte. Ne Turqi rivaliteti sa vjen dhe ashpersohet. Edhe ne kampionate te tjera evropiane, diferenca nuk shkon me shume se shtate pike. Ne Itali Interi ka arritur qe te bej nje shkeputje te tille, e cila eshte ngushtuar me pas, ne ndeshjet e ardhshme. Kampionatet me ne ze te Evropes, zakonisht ne fund te kampionatit krijojne diference. Ishte Barcelona qe arriti nje vit me pare te shkeputej ndjeshem ne fund te fazes se pare, duke siguruar shume shpejt fitimin e titullit ne Spanje. Dinamo e sivjetshme, nese thellon edhe me shume diferencen ne kater javet e mbetura te ketij viti, duke qene se ka nje kalendar me te favorshem ne fillim te fazes se dyte, mbetet qe te futet ne histori, per ecurine dhe shkeputjen, karshi rivaleve te tjere pretendente per titullin kampion.

Merita kryesore per suksesin aktual, e stafit drejtues

Trajneri i Dinamos, Shkelqim Muca e ka provuar shijen e titullit edhe ne edicionet e tjera, kur luante me ekipin e 17 Nentorit, apo gjate kohes qe ka drejtuar po te njejtin ekip, qe mori me vone emrin Tirana. Ne asnje prej sukseseve te fituara, Muca nuk e ka shijuar suksesin e fundit qe po perjeton aktualisht me Dinamon, ne nje kohe kur sapo ka perfunduar faza e pare e kampionatit. "Rendesi ka qe jemi ne rrugen e duhur. Eshte heret te flasim per titullin", - thekson Shkelqim Muca.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›