E Shtunë, 31 Tetor 2026

12 vjet nga vrasja e deputetit Azem Hajdari

Nje ngjarje tashme e zbardhur per drejtesine shqiptare pasi ka vene pas hekurave autoret e krimit dhe gjykata ka dhene denimmin maksimal per ta. Nje hetim i cili i kaloi kufijte shqiptar duke ardhur ne Tirane per te hetuar vrasjen e deputetit te PD Azem Hajdari prokurore te huaj nga Novergjia.

Nje ngjarje e cila pati nje jehone te madhe dhe qe shkaktoi dhe solli edhe trazirat e 14 shtatorit ne Tirane.
Por cili ka qene versioni i prokurorise e cila me nje dosje mjaft voluminoze ka vene pas hekurave autoret e ketij krimi e cila ka pasur ne brendesi te saj prova te mjaftueshme qe gjykata shqiptare te japin verdiktin perfundimtar. Keshtu nga hetimet e organit te akuzes Azem Hajdari eshte qelluar per vdekje me 12 shtator 1998 ne oren 21.15 minuta teksa ka dale nga dera e selise se partise demokratike. Bashke me te mbetet i vdekur badigardi i tij Besim Cerja dhe ka mbetur i plagosur edhe Zenel Neza.
Menjehere pas kesaj ngjarje te rende nisen hetimet dhe te per te zbardhur ate qe u cilesua si vrasja e shekullit mberin ne shqiperi me 30 nentor 1998 Eumlalter Eumlangberg prokuror i Distriktit te Bergenit ne Norvegji. Ai atashohet prane grupit hetimor shqiptar per zbardhjen e vrasjes se Azem Hajdarit. Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Daan Everts negocioi per emerimin e tij nga ana e ketij organizimi.
Por prokurori qendron ne kete ceshtje deri me 20 qershor 1999 dhe me pas largohet nga Shqiperia. Ne vend te tij emerohet prokurorja e Oslos ne Norvegji Siri Frigaard dhe prokurori suedez Christer Karphamar. Sipas burimeve Siri e kishte rrogen 30 mije dollare ne muaj.

Por perpos hetimeve te prokurorise vrasja e cilesura si vrasje ne shekullit solli dy dite me pas ne 14 shtator edhe trazira ne kryeqytet. Percejllja per ne banesen e fundit e deputetit te PD Azem handari truprojes se tij dhe nje 29 vjeccari ka sjell edhe trazirat ne Tirane pas atyre te viti 1997. Teksa kortezhi me arkiovlet ka kaluara perpara kryeministrise nga turma jane hskeputuar nje numer personash dhe kane nisur te thyejn xhamat e kryeministrise si dhe te hyjin ne brendsi te saj. Madje jo vetem ne kete institucion por edhe ate te televizionit shqiptar ka pasur shkaterrime dhe protesta te nje pas njeshme kur protestuesit kane kerkuar rrezimin e qeverise. Madje per kete ngjarje prokuroria nisi hetimet dhe ka derguar ne gjykate e Tiranes ndodhen25 persona te akuzuar per ngjarjet e 14 shtatorit te vitit 1998. Aktualisht kjo ceshtje vazhdon te jete ne organin gjykues te kryeqytetit.

Por teksa hetimet vazhdonin per dy ngjatrje te nje pas njeashme ato te dosjes se Hajdari nisin te shenojne emra dhe te presin edhe fletarresti per kete ngjarje. Keshtu nje vit me pas hetimet bejne qe me 15 dhjetor 1999 prokuroret te nxjerrin urdher-arresti per Jaho Mulosmanin dhe pas tij arrestohen edhe persona te tjere te cilet kane qene pjese e vrasjes se hajdarit dhe me pas dosja perfundon ne gjykate.

Me 29 prill 2002 gjykata perfundon gjykimin e ceshtjes Hajdari. Ne perfundim te tij eshte denuar me burgim te perjetshem Jaho Salihi i akuzuari kryesor per vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari. Jane denuar me 25 vjet Izet Haxhia me 20 vjet burgim Ismet Haxhia ndersa vellai tjeter Isamedini eshte denuar vetem me 2.6 vjet burg per armembajtje pa leje. Fatmir Meta u lirua ne sallen e gjyqit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›