E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndreu investimi35 mln euro permodernizimin e portit

DURRES- Brenda nje viti porti i Durresit do te jete ne standardet nderkombetare. Drejtori Eduart Ndreu e ka te qarte rrugen qe duhet pershkuar deri ne modernizimin e plote te tij. Zgjerimi i terminalit ne lindje te portit do te kerkoje largimin e turqve te Kurum te cilet jane pronare te 8 ha toke. Ndreu thote se per realizimin e ketij projekti do te shpronesohen kundrejt pageses per vleren e tokes. Per kete qellim kemi planifikuar 1 mln euro. Por sipas tij prioriteti i prioriteteve mbetet thellimi i portit i cili per shkak te thellesise se vogel renditet tek portet mesatare. Ndersa lidhur me ndonje kandidim te mundshem per Bashkine e Durresit Ndreu thote se mua nuk me pelqejne pyetjet qe behen me ndajfoljen sikur. Le tia leme keto gjera ti zgjidhin te medhenjte. Per GSH ai tregon planet qe ka per te ardhmen e afert dhe ate afatmesme per zhvillimin e metejshem te portit.
- Cfare projektesh jane realizuar ne periudhen 2005-2010
- Kjo eshte edhe periudha qe une drejtoj portin. Projektet do ti rreshtoj jo nga koha se kur jane realizuar por nga rendesia e tyre. Projekt i nje rendesie te vecante eshte zgjerimi dhe modernizimi i terminalit te trageteve. Ky eshte nje projekt me nje vlere prej 15 milion eurosh dhe eshte i vetmi qe po realizohet me nje kredi te huaj pasi projektet e tjera i kemi realizuar me parate tona. Projekti i ketij terminali perfundon ne pranveren e vitit 2011 dhe deri me tash nje pjese e tij eshte vene ne pune. Ne perfundim terminali do te kete nje siperfaqe prej 60.000 m2 prej te cilave 4.000 m2 godinat dhe 56.000 m2 sheshet. Ai do te kete nje kapacitet perpunimi per 15 milione pasagjere ne vit. Nder projektet e realizuara eshte ndertimi dhe pajisja e MKZ se portit. Per kete u shpenzuan 35 milione leke per godinen dhe 50 milione leke per mjetet dhe infrastrukturen. Eumlshte ndertuar zona Administrative me 3 korpuse ku do te strehojme perkundrejt qerase biznese te ndryshme qe lidhen me portin. Ky projekt kushton 12 milion euro. Kemi ngritur sistemin e sigurise portuale si dhe ate te monitorimit te cilet kane kushtuar mbi 1 mln euro. Nderkohe eshte ne proces modernizimi kalata lindore. Per kete projekt kemi planifikuar 111 mln dollare. Jane 270 m kalate qe do te modernizohen. Ajo do te jete 30 e gjere dhe pas saj do te krijohet edhe nje shesh me te njejtat permasa. Po brenda ketij projekti eshte perfshire edhe thellimi i detit pergjate kalates nga 7 m thellesi qe eshte sot ne 115 m. Deri tani vetem per ndricimin e kesaj zone kemi instaluar 28 kulla ndricimi si dhe kemi vendosur ne pune 3 elektro-vinca te cilet me pare ju nenshtruan procesit te modernizmit. Ne keto kushte ne kete kalate puna per perpunimin e anijeve vazhdon 24 ore pa nderprerje.
-Cilat jane projektet per te ardhmen
- Prioriteti i prioriteteve mbetet thellimi i portit. Per shkak te thellesise 7 m porti jone klasifikohet ne portet mesatare. Ne tashme kemi nisur nga puna per kete projekt. Kemi angazhuar nje kompani gjermane HPCHamburg Port Consulting e cila po merret me studimin e zones nenujore analizat gjeologjike kimike e te ndikimit ne mjedis. Kjo kompani do te na sugjeroje termat per thellimin e portit. Me pas do te kalohet ne procesin e tenderimit qe i bie nga fillimi i viti te ardhshem. Qe tani gjermanet na kane sugjeruar qe dheu qe do te germohet ose mund te shitet ne tregun e huaj ose mund te perdoret per krijimin e nje terminali ne lindje te portit detar. Synohet qe pas perfundimit te ketij projekti te realizohet nje thellesi prej 115 m ne kalate dhe 125 m ne kanal. Kjo thellesi do te lejoje hyrjen ne port te anijeve te tonazhit te larte.
-Po per zgjerimin e terminaleve ne funksion te sherbimeve te tjera cfare objektivash keni
- Sapo te largohet peshkimi nga vendi ku ndodhet sot do te punohet per zgjerimin e terminalit te trageteve. Kjo do te kerkoje nje pauze 2 apo 3-vjecare. Por do te procedohet ne vazhdimesi per ndertimin e terminalit te cimentos atje ku sot eshte vendosur kantieri detar Kurum shpk. Turqit kane ne pronesi 8 ha toke. Neve duke u mbeshtetur ne ligjin shqiptar do ta shpronesojme ate duke paguar per vleren e tokes. Per kete kemi planifikuar 1 milion dollare.
-Po ne drejtim te sherbimeve cfare eshte bere
- Ky ka qene nje drejtim i rendesishem i punes sone. Tashme pjesa dermuese e sherbimeve portuale jane privatizuar dhe po shkohet drejt transformimit te APD ne pronar te te gjithe tokes se portit dhe ne menexhues te kesaj pasurie. Gjate ketyre 5 vjeteve eshte privatizuar procesi i mirembajtjes se elektro-vincave. Jane krijuar 2 kompani private ngarkim shkarkimi dhe ne proces eshte edhe nje e trete. Po punohet per dhenien me koncesion te terminalit te konteniereve. Gjithashtu po punojme per privatizimin e procesit te mirembajtjes se pajisjeve dhe linjave elektrike. Shume shpejt nuk do te degjohet me per elektriciste apo hidraulike te portit por per kompani qe mirembajne keto sisteme. E gjithe kjo pune per zhvillimin dhe modernizimin e portit si dhe per privatizimin e sherbimeve ka sjelle vetem per vitin 2009 nje shume prej 28 miliarde lekesh fitime nga 17 miliard qe ishte ajo ne vitin 2005.
-E gjithe kjo eksperience menaxhuese e perfituar duke drejtuar nje nga ndermarrjet strategjike ne shkalle vendi a ju ben ndopak ambicioz per kolltukun e kryetarit te Bashkise
Une nuk flas asnjehere ne menyre hipotetike se keto gjera nuk jane ne doren tone. Disa me pyesin Sikur tju propozonin kandidaturen per kryetar bashkie juve cfare pergjigje do te jepnit Une ju pergjigjem se nuk me pelqejne pyetjet qe nisin me sikur. Me mire le tia leme qe keto gjera ti zgjidhin te medhenjte. He per he kam projekte qe dua ti perfundoj ne portin detar.
Intervista eshte botuar sot ne Gazeta Shqiptare
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›