12.5 trilion akull i shkrirë ne Anktartidë dhe Groenlandë që prej vitit 1979

Grenlanda dhe Antarktida kanë humbur gjithsej rreth 12.5 trilionë tonë akull që nga viti 1979, duke kontribuar në rritjen e nivelit global të detit me rreth 3.2 centimetra, sipas një studimi të ri.
Analiza, e cila bashkon të dhëna satelitore të mbledhura për më shumë se 40 vjet, tregon se humbja e akullit është përshpejtuar ndjeshëm gjatë dekadave të fundit, veçanërisht që nga vitet 1990.
Sipas studiuesve, një nga faktorët kryesorë është ngrohja e oqeaneve, e cila shkakton shkrirjen e akullit nga poshtë dhe në skajet e akullnajave, duke përshpejtuar derdhjen e tyre drejt detit