E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin reshjet gjate muajit te shtatorit / Rënie graduale te temperaturave

Që në fillim të kësaj jave temperaturat kanë pësuar një ulje graduale
Gjatë fundjavës në zonat kodrinore dhe malore, priten reshje të dobëta shiu.

“Do të kemi luhatje të temperaturave dhe rënie graduale e tyre. Do të kemi rikthimin e reshjeve të dobëta të shiut në zonat kodrinore dhe malore”, thonë sinoptikanët

Temperaturat minimale dhe maksimale në fundjavë parashikohen:

Në zonat bregdetare 19/27 gradë celcius.

Në zonat e ulëta 18/30 gradë celcius.

Në zonat malore 12/26.

Ata thanë se ky dimër si ai i vitit të kaluar do të sjellë reshje intensive dhe përmbytje, fenomene të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

“Ky vit që në fillim kemi regjistruar vlera mbi mesataren dhe kështu do të vijojë deri në fund të vitit. Edhe gjatë këtij viti do të përballemi me reshje intensive dhe përmbytje. Janë fenomene që do t’i kemi të pranishëm vit pas viti për shkak të ndryshimeve të kushteve klimaterike“

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›