E Shtunë, 31 Tetor 2026

13 mije te rinj ne UT Kule Ne tetor punimet e kampusit

Edhe këtë vit universiteti i Tiranës, mbetet më i preferuari nga studentët e rinj. Mbi  13 mijë  të rinj në të gjitha ciklet, full time, partime, master profesional dhe shkencor  do të  ulen në tetor në auditorët e universitetit. Por edhe këtë vit këtë fluks studentësh do të mund ta zgjidhë vetëm ndërtimi i kampusit universitar,  ndërtimi i të cilit sipas rektorit, mund të nisë në tetor.

"Shpresoj fillimi i vitit te ri akademik do të fillojë dhe procesin e ndërtimit të kampusit të ri, që do të jetë një nga zgjidhjet kryesore për arsimin e lartë në Shqipëri dhe Universitetin e Tiranës në vecanti. Na është krijuar një problem, meqënëse kemi shtuar për këtë vit numrin e studentëve në degën e teknologjisë së informacionit dhe kështu na është kërkuar, na krijohet problem për këtë fakultet për ambiente", tha Dhori Kule, rektor i universitetit politeknik.

Kreu i universitetit të Tiranës, thotë se nevoja këtë vit lidhen më shumë me numrin e pakët të pedagogëve.  Por shtimi në numër i tyre, do të kërkonte një buxhet tre fish më të madh nga ai aktuali, dhe kjo sipas Kules është e papërballueshme. Ministria e Arsimit, duhet të rishikojë buxhetin.

"Cdo pedagog i brendshëm kryen punën e tre pedagogëve. Zhvillojmë 600 mijë orë pune me ngarkesë mësimore dhe paguajmë me fond pagash vetëm 240 mijë orë pune. Që të trefishohet numri i pedagogëve kërkohet një buxhet trefish, aktualisht është e pamundur kjo gjë", vijoi Kule.

Ndërkohë,   në  të gjitha fakultetet e universitetit të Tiranës, vazhdojnë rregjistrimet  nga kanidatët fitues, një fazë kjo që do të pasohet nga një e dytë rreth datës 23 shtator.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›