E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha per censusin Bllokuesit kundershtare politike

Dy javë larg fillimit të rregjistrimit të popullsisë dhe banesave, Kryeministri Sali Berisha lëshon akuza të reja në adresë të “Aleancës Kuq e Zi’, duke e cilësuar atë si lëvizje të politizuar dhe faqezezë. Deklaratat e shefit të qeverisë u bënë gjatë inagurimit të qendrës së përpunimit të të dhënave për censusin të ngritur pranë INSTAT-it.

"Disa qëndrime të përshtatura nga grupe ndaj regjistrimit janë atavike. Dua të theksoj këtu se në një shoqëri të lirë, grupet, njerëzit, organizatat kanë të drejtë të kenë qëndrimet e tyre. Kanë të drejtë ti shpallin ato pa asnjë lloj kufizimi. Por kur këtë e bëjnë institucione të cilat në ligjin dhe kushtetutën e vendit janë të depolitizuar, kjo lëvizje nuk mund të quhet ndryshe vecse lëvizja faqezi", tha kryeminstri Sali Berisha.

Nga ana tjetër, ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi përmendi arsyen pse Shqipërisë i duhet ky census. Sipas tij, kjo do të ndihmojë për të pasur të dhëna të plota demografike, çka do të sjellë më pas politika të mirëfillta në shërbim të komunitetit.

"Censusi është një prices që ndodh në të gjitha vendet. Për arsye se statistikat kombëtare luajnë rol të rëndësishëm dhe në vendimmarrje sidomos kur janë objektive. Ne mendojmë së të dhënat cilësore sigurojnë që vendimet publike të jenë të saktë e të kujdesshëm në analiza dhe të jenë, kjo është arsyeja që BE po investon për statistikat në Shqipëri", tha Ettore Sequi.

Censusi do të kryhet me anketues derë më derë. Anketuesi do të bëjë intervistimin në prani të një prej familjarëve I cili merr përsipër të përgjigjet për të gjithë pjestarët e tjerë të familjes nëse ata nuk janë present në atë moment. Në rast se refuzohet plotësimi I censusit, atëherë kryefamiljari dënohet me gjobë në masën 100 mijë lekë. Do të përjashtohen nga plotësimi i tij, vetëm personeli diplomatik i akredituar në Tiranë.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›