13 viktima nga një tërmet i fuqishëm në Pakistan dhe Afganistan

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 200 të tjerë janë lënduar pasi një tërmet i fuqishëm goditi Pakistanin dhe Afganistanin mbrëmjen e së martës.
Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë të shkallës rihter, dëmtoi ndërtesa, shkaktoi rrëshqitje dherash dhe bëri që njerëzit të dilnin të alarmuar në rrugë.
Në momentin e rënies së tërmetit, shumë familje nuk ndodheshin nëpër banesat e tyre pasi po festonin vitin e ri persian apo siç njihet ndryshe Dita e Novruzit. Shumë banorë të zonave të prekura u deturuan të flinin jashtë në temperature shumë të ulëta.
Në kryeqytetin Islamabad të Pakistanit, një pallat me shumë kate u evakuar pasi në ndërtesë u panë çarje të mëdha. Linjat e komunikimit u ndërprenë, ndërsa autostrada në zonën më të prekjur që quhet lugina Swat u bllokua nga rrëshqitjet e dherave.
Kryeministri Shehbaz Sharif iu ka kërkuar agjencive të fatkeqësive naturorë të marrin masa për të ndihmuar njerëzit.
Lëkundejt u ndjenë edhe në Indi, Uzbeksistan, Taxhkistan, Kazakistan, Krigistan, dhe Turmkmenistan. Rajoni ka shumë gjasa të goditen nga tërmetet pasi shtrihet aty ku bashkohen pllakat teknonike euroazitike dhe indiane.
Në qershor të vitit të shkuar, më shumë se 1 mijë persona humbën jetën, pasi një termet me magnitude 6.1 ballë të shkallës rihter goditin provicën afgane të Pakttika-s.
/ rtsh /