E Diel, 1 Nëntor 2026

13 vite më parë deputetët socialistë u futën në grevë urie, kërkonin transparencë në zgjedhje (Emrat dhe postet që mbajnë sot)

13 vite më parë deputetët socialistë u futën në

Si sot 13 vite më parë deputetë dhe mbështetës të Partisë Socialiste u futën në grevë urie.

Ishin 22 deputetë të Partisë Socialiste si dhe 180 mbështetës të kësaj force politike që u futën në grevë urie më 1 maj të 2010 në mbrojtje të kauzës së tyre për të bërë transparencë në zgjedhjet që do mbaheshin në 28 qershor të 2013.

Greva nisi në 1 maj në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe zgjati 456 orë, ose 19 ditë. Ishte protesta më e gjatë e zhvilluar në vend nga një parti politike, qoftë nga kohëzgjatja apo qoftë nga numri i pjesëmarrësve.

Depuetetët që u futën në grevë urie atë kohë ishin; Arben Malaj, Olta Xhaçka, Besnik Karaj, Enkelejda Shkreli, Shega Ligori, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Besnik Bare, Artan Gaci, Skënder Hasa, Ermonela Felaj, Blendi Klosi, Gazmir Bizhga, Armando Subashi, Pirro Lutaj, Ervin Koçi, Arben Ahmetaj, Agim Leka, Asllan Dogjani, Gjovalin Kadeli, Ilir Beqja dhe Eltar Deda.

Disa nga deputetët që atë kohë ishin në opozitë dhe u futën në grevë, duket se tani që janë në qeveri janë shpërblyer, pasi mbajnë poste të larta në qeveri.

Këtu përmendin Olta Xhaçkën, e cila tani mban postin e Ministres së Jashtme. Taulant Balla Kryetar i Grupit Parlamenatar të Partisë Socilaiste dhe deputet, ndërsa më parë ka mbajtur dhe postin e sekretarit të Përgjithshëm të PS, pozicion që tashmë e mban Damian Gjiknuri. Fatmir Xhafaj është deputet i PS, po ashtu deputete është edhe Ermonela Felaj, por që gjithashtu mban edhe postin si zëvendëskryetare e Kuvendit.

Blendi Klosi tani deputet, ndërsa më parë ka mbajtur postin si Ministri i Turizimit, post që sot e mban Mirela Kumbaro. Armando Subashi është kryebashkiak i Fierit dhe kandidat edhe për një mandat tjetër në zgjedhjet e 14 majit.

Ervin Koçi në 2010 deputet, sot drejtor i Përgjithshëm në Parandalimin e Pastrimit të Parave. Arben Ahmetaj sot deputet, ndërsa më parë ka pasur disa nga postet më të larta si zv.kryeministër dhe ministër i rindëritmit. Ilir Beqaj në 2021 është emëruar drejtor i agjensisë që merret me ndihmat e donatorëve.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›