E Diel, 1 Nëntor 2026

“Atyre u pëlqen errësira dhe pisllëku”, Rama thirrje grave në Pogradec: Në 14 maj mbyllni në shtëpi burrat me mendjen mbrapsht!

“Atyre u pëlqen errësira dhe pisllëku”, Rama thirrje

Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në qytetin e Pogradecit, ku ka prezantuar kandidatin socialist për bashkinë e qytetit Ilir Xhakolli.

Rama tha se mandatin e ardhshëm qeveria do i dedikohet Pogradecit më tepër sesa Korçës, pasi sipas tij ka potencial të madh dhe të pazbuluar.

“Atyre iu pëlqen erësira, iu pëlqen pisllëku, nuk e kanë problem fare. U pëlqejnë ndërtimet pa leje. U pëlqejnë ndërtimet e shëmtuara. Ndërkohë për ne është shumë e qartë. Duhet të luftojmë që Shqipëria të jetë kampione e turizmit në Ballkan në vitin 2030”, u shpreh Rama.

Kreu i Partisë Socialiste i drejtoi një thirrje grave të qytetit, duke nënkuptuar se burrat të cilët do votojnë kundërshtarin politik, duhet t’i mbyllin në shtëpi ditën e zgjedhjeve.

“Mandati do të jetë i Korçës, jo i Pogradecit. Korça do të ketë të gjithë mbështetjen tonë, por fokusi në Pogradec do të jetë shumë më i madh. Unë do ju kërkoja më shumë në 14 maj. Do u kërkoja grave që janë këtu që me të gjitha gjitontet, fqinjet, që i kanë burrat me mendjen mbrapsht, të flasin dhe t’i bindin që burrat me mendjen mbrapsht t’i mbyllin në shtëpi në 14 maj”, tha Rama.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›