E Diel, 1 Nëntor 2026

13-vjeçari shokon Brazilin, vret prindërit, gjyshen, kushërirën dhe veten

djaliBrazil- Një 13-vjeçar ka vrarë mesa duket me gjakftohtësinë më të madhe prindërit, gjyshen dhe një të afërme para se të shkonte në shkollë dhe në fund të ditës të vriste edhe veten.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në Sao Paulo, Brazil dhe policia beson se 13-vjeçari Marcelo Pesseghini qëlloi secilën viktimë në kokë me një pistoletë të kalibrit 0,40 në mëngjes herët të së hënën në shtëpinë e tyre.

Babai, Luiz Pesseghini, 40 vjeç, një rreshter i policisë me 19 vjet shërbim u gjet në shtrat. Nëna, Andreia Pesseghini, 30 vjeç, i cila kishte shërbyer në policinë ushtarake për 16 vjet u gjet në gjunjë në dhomën e gjumit. Gjyshja, Benedita de Oliveira Bovo, 65 vjeçe dhe e afërmja Bernadete Oliveira da Silva, 55 vjeçe, ishin vrarë të dyja në shtrat.

Fëmija u gjet i vdekur me një armë zjarri në tempull dhe revolveri i shërbimit të të atit iu gjet pranë. I riu duket se ka qenë frymëzuar nga vrasjet famëkeqe të vitit 1974, kur një burrë vrau prindërit e tij, dy vëllezërit e dy motrat në shtëpinë e tyre në Nju Jork. Të gjithë u gjetën të vdekur në shtretërit e tyre.

Itagiba Franco, i departamentit të vrasjeve në Sao Paolo tha se Pesseghini i kishte thënë një miku se donte të vriste prindërit e tij dhe të bëhej një vrasës me pagesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›