E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anulimi i lejes për xhaminë e qendrën tregtare, gjykata rrëzon ambientalistët

xhamia-e-namazgjase-kuvendiTiranë- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot kërkesën e ambientalistëve, për pezullimin e vendimit administrativ të Këshillit Kombëtar të Territorit për lejen e ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë dhe Godinës Polifunksionale në kryqëzimin e rrugës George W. Bush dhe bulevardit Zhan DArk, në kryeqytet. Praën Parlamentit.

Pas presionit publik për ndalimin e punimeve për ndërtimin e Xhamisë së re në Tiranë, e cila po çon në shkatërrimin e parkut pranë parlamentit, çështja u dërgua në gjykatë.

Instituti i Çështjeve Kombëtare INA dhe shoqata për Zhvillim të Qëndrueshem Eracional, i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, përmes një padie civile ku kërkojnë pezullimin e punimeve deri në shqyrtimin e plotë të çështjes, e cila sunon pikërish anullimin e lejes së ndërtimit kështu siç është parashikuar projekti. Shoqëria civile kërkon anullimin e vendimit të KRT-së, dt 29.05.2013, i cili jep pikërisht lejen e ndërtimit për xhaminë re në Tiranë.

Dhe, bashkë me xhaminë, edhe për një objekt biznesi, konkretisht një qendër tregtare. Ekspertët e shoqërisë civile që merren me mjedisin kanë mundur të sigurojnë për herë të parë projektin original të objektit që do të ndërtohet në sheshin e Namazgjasë. Dhe, ashtu siç dyshohej, ai nuk do të jetë vetëm një xhami, por një objekt biznesi. Në emër të xhamisë, bashkia ka dhënë leje për ndërtimin aty edhe të një qendre polifunksionale, e cila do të jetë në shërbim të biznesit.

K Ë R K E S Ë

PËR MARRJE MASE PËR SIGURIMIN E PADISË

KËRKUES:

Instituti i Çështjeve Kombëtare INA, Person Juridik, regjistruar në Gjykatën e Tiranës me Vendim Nr. 106, dt.27.12.2001, me adresë Rruga 4 Dëshmorët, Pallati Xhajs Tirana, Tiranë, përfaqësuar nga Z. Kastriot FRASHËRI, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm.

        Shoqata Për Një Zhvillim të Qëndrushëm dhe Racional, Person Juridik, regjistruar në Gjykatën e Tiranës me Vendim Nr. 2693, dt.11.11.2001, me adresë Rruga Qemal Stafa, Pallati 17/3, Ap.21, Tiranë, përfaqësuar nga Ing. Qerim Ismeni, në cilësinë e  Kryetarit.

OBJEKTI: Pezullimi i vendimit administrativ të Këshillit Kombëtar të Territorit, Nr. 2 datë 29.05.2013, Për Lejë zhvillimore komplekse për ndërtimin e Xhamisë së Namasgjasë dhe Godinës Polifunksionale (3,4, 6, 8 Kate dhe 3 kate nëntokë) në kryqëzimin e rrugës George Ë. Bush dhe bulevardit Zhan DArk, Tiranë; si dhe të Lejë Zhvillimore Komplekse, me Nr. 3306 Prot., datë 14.06.2013, lëshuar nga Ministri i Turizmit Kulturës Rinise dhe Sporteve Tiranë, miratuar në zbatim të vendimit Nr.2 të KKT.

Që konsiston në:

Marrjen e masës provizore për sigurimin e padisë:

Ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, ndalimin e prerjes së pemëve dhe zënien/pushtimin e tortuarëve publikë nga subjektet e tyre të ndërtimit në kufij me këtë pronë, deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, sepse vazhdimi i mëtejshëm i punimeve do ta bëje të pamundur ekzekutimin e një vendimi gjyqësor të dhënë nga kjo Gjykatë.

BAZA LIGJORE: Neni 202 gërma a, 205, 206 gërma b, 223 dhe 329 i Kodit të Procedurës Civile, KONVENTA Århus, Danimarkë, nënëshkruar nga Shqipëria më 25 qershor 1998 të ratifikuar nga Parlamenti i Shqipërisë me ligjin Nr. 8672, dt. 26.10.2000.

P Ë R P A R A

GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANË

                                                                            T I R A N Ë

Më datë 25.07.2013, përpara kësaj gjykate kemi depozituar në cilësinë e paditësve një Kërkesë Padi, me Nr. 16324 Akti, dhe objekt Shfuqizimin e Vendimit Nr. 2, datë 29.05.2013 të KKT, për miratimin e dhënies së Lejes zhvillimore komplekse për Xhaminë e Namazgjasë , me të paditur: Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), organ vendimarrës që funksionon pranë Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipëris렠në adresë Bulevardi Dëshmorët e Kombit Tiranë dhe Person te Tretë: Komuniteti Myslyman Shqiptar, në adresë Rruga George Ë. Bush Tiranë.

Në Padinë, registruar nga kjo gjykatë me Nr. 16324 Akti, që kemi paraqitur pranë kësaj gjykate, kemi ekspozuar në mënyre të hollësishme si aspektet e legjitimimit ashtu edhe ato të përmbajtjes të paligjishmerisë së aktit administrativ që kërkojm렠të shfuqizohet prej kësaj gjykate. Por, meqënëse padia është caktuar per tu dëgjuar më datën 11 shtator 2013 nga trupa gjyqësore e kësaj gjykate dhe punimet në terren nga ana e Personit te Trete, Komuniteti Mysliman dhe Subjekti Ndërtues Ndërtuesi shpk, identifikuar me numër NIPT J66828210D) po vazhdojnë me intensitet në këtë periudhë të transformimit të pushteti, si dhe të pushimeve vjetore të gjykatës, detyrohemi që kërkesën për marrjen e masës se sigurimit të padisë ta paraqesim si kërkesë më vete, shqyrtimi i të cilës kërkon përparësi……

SI KONKLUZION:

Sa më sipër, për të ndaluar këtë krim urban me pasoja të pariparueshme për jetën, mjedisin, paqen sociale dhe qytetërimin tonë perëndimor, kërkojmë nga ana e gjykatës, që bazuar në nenin 202, 329 dhe 331 të K. Pr. Civile, si dhe në prova dhe në ligj, të vendosë:

Marrjen e masës provizore për sigurimin e Padisë:

Pezullimin e vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit, Nr. 2, date 29.05.2013, Për Lejë zhvillimore komplekse për ndërtimin e Xhamisë së Namasgjasë dhe Godinës Polifunksionale (3,4, 6, 8 Kate dhe 3 kate nëntokë) në kryqëzimin e rrugës George Ë. Bush dhe bulevardit Zhan DArk, Tiranë; si dhe të Lejë Zhvillimore Komplekse, me Nr. 3306 Prot., datë 14.06.2013, lëshuar nga Ministri i Turizmit Kulturës Rinise dhe Sporteve Tiranë.

Marrjen e masës provizore për sigurimin e padisë:

Ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, ndalimin e prerjes së pemëve dhe zënien/pushtimin e tortuarëve publikë nga zhvilluesi dhe subjektet e tyre të ndërtimit në kufij me këtë pronë, deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, sepse vazhdimi i mëtejshëm i punimeve do ta bëjë të pamundur ekzekutimin e vendimit gjyqësor të dhënë nga kjo Gjykatë.

Tiranë, më, 05. 08. 2013

                                                                                     KËRKUES

                                            Instituti i Çështjeve Kombëtare

                             Drejtori i Përgjithshëm

                                            Kastriot FRASHËRI

                                  Shoqata Për Zhvillim të Qëndrushëm dhe Racional

                                            Kryetar

Ing. Qerim Ismeni

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›